Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë marrë sot “Kartën e Studentit”.

Kjo është nismë e Bashkise dhe Universitetit dhe synon uljen e kostove të jetesës dhe krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë.

Në fazën e parë janë shpërndarë 520 karta për studentët, të cilat funksionojnë në formë digjitale dhe mund të përdoren përmes telefonit. Karta përfshin QR personal për verifikim dhe akses në oferta e shërbime të ndryshme.

Përfitimet kryesore janë: Zbritje nga 10 deri në 20% në dyqane dhe biznese lokale, ndërsa do t’i marrin biletat me 50% në kinema, teatër, muze, etc.

Sipas autoriteteve vendore, karta perfshin disa sherbime, si transport, farmaci, bare, restorante, librari, kurse profesionale, teknologji edhe aktivitete sportive e kulturore.

Studentët e konsiderojne këtë si nismë të shumëpritur, që do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e shpenzimeve të përditshme.