Shpërndan mesazhe ndërgjegjësuese për COVID-19 i veshur si klloun, kthehet në personazhin e preferuar të fëmijëve 37-vjeçari në Indi: Puna sociale, pasioni im

 Shpërndan mesazhe ndërgjegjësuese për COVID-19 i veshur si klloun, kthehet në personazhin e preferuar të fëmijëve 37-vjeçari në Indi: Puna sociale, pasioni im

Ashok Kurmi

INDI- Me ngjyra, dëshirë dhe shumë buzëqeshje, i veshur si klloun 37-vjeçari Ashok Kurmi, del rrugëve të qytetit të Mumbait në Indi, për të përhapur mesazhe ndërgjegjesuese për COVID-19, duke shpërndarë maska mbrojtëse dhe duke dezinfektuar hapësirat publike.

Nuk ka nevojë për shumë për të kontribuar sado pak në këtë “luftë” të përbashkët me COVID-19.

“Me ndihmën e kostumeve të ndryshme, unë mund të ndërgjegjësoj njerëzit pa i trembur ata. Jam në gjendje t’i ndihmoj pak”, tha Kurmi.

Herë i veshur si Mickey Mouse, herë si superhero dhe herë si klloun, 37-vjeçari, që prej fillimit të pandemisë, takohet me qindra vogëlush për t’i përhapur ndjenjën e ndërgjegjshmërisë dhe rëndësinë që ka mbrojtja ndaj virusit.

Duke falur batuta dhe buzëqeshje për të vegjlit, “kllouni anti-COVID”, është kthyer në personazhin e tyre kryesor.

Kjo nuk është puna prej së cilës paguhet, Ashok Kurmi, por ndjenja që të ofron vullnetarizmi nuk ka të paguar.

“Unë kam punuar në një kompani farmaceutike për 15 vitet e fundit, por puna sociale është pasioni im,” tha ai.

India është e përfshirë nga një valë e ashpër e COVID-19, që po shkakton çdo ditë me qindra viktima.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025