Shpërndanin diploma falco, “Arrest me burg” për pese persona

TIRANË- Pas një hetimit të Prokurorisë së Tiranës, njësia Task-Force, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për 5 persona nga Tirana dhe Fieri, të cilët akuzohen se shpërndanin diploma falco të shkollës së mesme kundrejt shumave të konsiderueshme. Vendimi i gjykatës për arrestimin e këtyre shtetasve është ekzekutuar nga forcat e Policisë së Shtetit.
Prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe në përfundim të veprimeve paraprake hetimore, ka kërkuar masë arresti me burg, qe është pranuar nga gjykata për shtetasit:
Afete Koka
Gramoz Shehu
Arbër Pelo
Andrea Haxha, drejtor i një gjimnazi publik në Fier
Aleksia Troka, sekretare në gjimnazin publik në Fier
Këta persona akuzohen për veprat penale te "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", të "Ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe të "Falsifikimit të dokumenteve shkollorë" nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, në bashkepunim, të parashikuara nga nenet 187/2-25, 245/1 e 259 te K.Penal.
Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin krijuar një grup që siguronte diploma gjimnazi falce për persona të ndryshëm në këmbim të shumës 1800 euro. Sipas skemës së zbërthyer nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se këta shtetas, 3 prej të cilëve nga Tirana, viheshin në kontakt me persona që kërkonin të pajiseshin me diploma të shkollës së mesme dhe më pas komunikonin me drejtorin dhe sekretaren e gjimnazit publik në Fier për t'i pajisur me dokumentin që dëshmonte se kishin përfunduar studimet e mesme.
Zyrtarët arsimore, pasi i përfshinin në mënyrë fiktive si të regjistruar në shkollën e tyre, u kërkonin personave që kërkonin diplomë gjimnazi të merrnin pjesë në Provimin Shtetëror të Maturës. Lidhur me rezultatet e kërkuesve të diplomës në këtë Provim, zyrtarët e gjimnazit ndërhynin në rezultatin përfundimtar, duke u dhënë atyre notë kaluese. Për këtë shërbim, të gjithë personat e përfshirë ndanin shumën prej 1800 euro për person. /ATSH/
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit