Shpërndanin drogë dhe mbanin armë pa leje, arrestohen 3 të rinj në Bulqizë! Funksiononin si grup kriminal

Tre persona janë arrestuar në Bulqizë për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje, si edhe një i tretë po hetohet në gjendje të lirë.

Policia ndaloi për kontroll dy automjete brenda të cilave udhëtonin të ndaluarit . R., 22 vjeç, F. S., 19 vjeç dhe E. A., 20 vjeç, ku nga hetimet rezultoi se këta shtetas funksiononin si grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, në zonën e Fushë-Bulqizës dhe në qytetin e Bulqizës.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Bulqizë. Në makinën me shofer F. S. u gjet i fshehur një shkop gome si i Policisë, ndërsa pasagjerit në këtë mjet, E. A., i janë gjetur doza me kanabis.

Më pas u kontrollua banesa e I. R., ku u gjetën dhe sekuestruan rreth 2 kilogramë lëndë kanabis, rreth 150 gramë kanabis e ndarë në doza, 1 bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në tokë dhe 170 kg duhan i ndarë në pako, që dyshohet se është kontrabanduar. Gjatë kontrollit në banesën e F. S. u gjet dhe u sekuestrua një pushkë model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Kultivimi i bimëve narkotike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?