DHËRMI- Një grup turistësh nga vende të ndryshme janë vënë në pranga nga policia e Dhërmiut pasi shpërndanin drogë në sezon turistik.
Në pranga kanë rëndë 5 të huaj, një spanjolle, një brazilian, dy argjentinas dhe një italian. Policia ka arrestuar Telma Graceda, Carlos Machado, Yanina Isasi, Raul Dedominici dhe Nikolas Minichiello, që shpërndanin doza të drogave të forta si GHB, MDMA, Poppers, ekstazi, kokainë dhe kanabis, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambienteve ku këta ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të llojit GHB (Gamma-hydroxybutyrate), të ndarë në 160 doza, 30 doza Poppers, 49 doza ekstazi, 2 doza MDMA, 18 doza kokainë dhe 3 doza kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 610 pesos (monedha argjentinase), 340 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 5 të huaj kishin ardhur si turistë në Dhërmi dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.
Fenomeni i shitjes së drogës në Dhërmi në clubet e natës ka qenë i shpeshtë. Vetëm pak ditë më parë, dy anglezë Stephen Richards dhe Richards Deacon kanë rënë në pranga ndërsa bashkëpunëtori i tyre po prapë anglez është shpallur në kërkim pasi shisnin kokainë dhe ekstazi në Dhërmi e Himarë.
Pas tyre, ka pasur edhe 2 arrestime të tjera për shpërndarje drogash të forta në Dhërmi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Shkurt, 08:43
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?
-
Pozitive
40.5%
-
Negative
47.7%
-
I dyzuar
11.7%
Vota total: 6423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti në Sazan, Financial Times: Si e zbuloi Kushner bregdetin e Shqipërisë! Rama: Lidhja e Trump me projektin luksoz, vlerë e madhe, s'mund ta fsheh
3 Shkurt, 21:07
-
Vlorë/ Shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion, në kërkim dy tutoret e huaja
3 Shkurt, 09:07
-
‘Zanatin ma mësoi gruaja, s’kam turp ta pranoj’, Ladi e Katerina Shakaj, çifti i orëndreqësve rrëfejnë historinë: Bashkë në jetë e punë
2 Shkurt, 14:30
-
Vlorë/ Ishte duke lëvizur me shpejtësi, Benzi godet shtyllën dhe përfundon në kahun e kundërt
2 Shkurt, 12:56
-
Tentuan të vidhnin sende me vlerë në kishën e Ksamilit dhe dhunuan rojën, në pranga dy hajdutët ‘serialë’! Grabitën edhe banesa në Finiq
2 Shkurt, 12:21
-
Sarandë/ Akt vandalizmi në kishën e Ksamilit, 2 persona dëmtojnë ikonat dhe objektet e kultit! Vihen në pranga (FOTO+VIDEO)
1 Shkurt, 19:17
-
'Bypass i Vlorës', rruga e mbetur rrugëve prej një dekade! E ndërtoi Gener 2 dhe ARRSH e pranoi, banorët: Nga shpresë, u kthye në problem (VIDEO)
1 Shkurt, 18:27
-
Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë! Sofra çame, trashëgimia me këngë e valle tradicionale
1 Shkurt, 12:28
-
Vlorë/ U kapën me 3.4 kg kokainë e heroinë, arrest me burg për 2 të arrestuarit
1 Shkurt, 11:51
-
Virozat e stinës tejmbushin Pediatrinë e Vlorës, në 48 orë shtrohen 80 fëmijë! Pediatrja jep këshillat: Ja mosha më e rrezikuar
31 Janar, 15:36
-
SPAK çon në gjyq Emiljan Burbën, mikun e Aldo Bares! Organizator i trafikimit 442 kg drogë drejt Austrisë mes paletave, skema e sofistikuar në QKB
30 Janar, 11:10
-
Homazhet për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos, merr pjesë edhe Fredi Beleri (VIDEO)
30 Janar, 10:57
Hajde koqe hajde. Aty po hyni ne territorin e shperndarjes nga Policia vete. Nuk mund te vini ju nga Firifistuni e te na lini Policet e grate e tyre pa leke ekstra qe te paguajne per jeten e lluksit qe duan te bejn.
PërgjigjuMos I thuaj te gjitha se na fike...;)