DHËRMI- Jemi mësuar të shohim të anasjelltën por edhe anglezët kanë filluar të vijnë në Shqipëri si turistë për të shitur drogë në jug. Dy anglezët Stephen Richards dhe Richards Deacon kanë rënë në pranga ndërsa bashkëpunëtori i tyre po prapë anglez është shpallur në kërkim pasi shisnin kokainë dhe ekstazi në Dhërmi e Himarë.
Anglezët e shpërndanin drogën në lokale nate dhe aktivitete të tjera në bregdet, çka bëri që policia e Vlorës t’i kontrollonte. Gjatë kontrollit, anglezëve iu gjetën 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.
Dy anglezët kishin përftuar dhe shifra të majme. Atyre iu sekuestruan 3 260 000 lekë, 12 110 euro dhe 2 060 paund.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas që kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, para disa ditësh, bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
25.3%
-
Jo
16%
-
Nuk e di
58.7%
Vota total: 9674
Lajme të tjera
-
I doli emri tek emisioni i “RAI3”, flet Petritaj: Dy kontratat e dhurimit s’kanë asgjë kriminale
1 Maj, 15:46
-
Nga Sri Lanka në Vlorë, erdhën si punëtorë fabrike por dëshirojnë të qëndrojnë në Shqipëri
1 Maj, 14:48
-
Basketboll femra/ Flamurtari mund Tiranën, vlonjatet mbajnë gjallë shpresat për titullin kampion
1 Maj, 11:59
-
VIDEO/ Aksident i 3-fishtë në Vlorë, disa të lënduar
30 Prill, 22:11
-
Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon lirimin
30 Prill, 14:51
-
E dënuar për mashtrim, arrestohet 29-vjeçarja në Vlorë
29 Prill, 17:19
-
Sarandë/ Në Syrin e Kaltër tren për të moshuarit e fëmijët! Bileta do të kushtojë 300 lekë
29 Prill, 15:11
-
Kanosi nxënësit me thikë teksa luanin në Lungomaren e Vlorës, 30-vjeçari me probleme mendore dërgohet në spitalin psikiatrik
28 Prill, 17:12
-
Vlorë/ Burri kërcënon me thikë nxënësit, po luanin në Lungomare! Autori me probleme të shëndetit mendor
27 Prill, 23:01
-
Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla
27 Prill, 18:10
-
Studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria të përfshijë Deltën e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar: Jo ndërtimeve në Zvernec!
27 Prill, 16:46
-
Bie në gropën e ashensorit të pallatit ku jetonte, plagoset efektivi në Sarandë! Niset drejt Tiranës për mjekim
27 Prill, 13:14