Nikulaj u ekzekutua për gjakmarrje, 6 në kërkim! U porosit e financua nga i afërmi i vëllezërve Lekstakaj, u vra nga një portugez, të përfshirë 4 britanikë (EMRAT)

Gjashtë persona kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin. Policia ka shpallur në kërkim 4 britanikë, një shqiptar që ka porositur dhe financuar atentatin ku u ekzekutua 51 vjeçari dhe ekzekutorin portugez.  

Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se vrasja e Ardian Nikulajt brenda lokalit të tij ‘Coral’ ka ndodhur për motive gjakmarrje. Porositësi dhe financuesi i vrasjes, mësohet se ka qenë Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996. Haxhia ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh. Për 6 të shpallurit në kërkim është lëshuar urdhër arresti.

Të shpallur në kërkim nga policia:

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

Harry Simson, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

Report TV ka siguruar foton e këtij të fundit të kapur nga kamerat e sigurisë së hotelit në 11 prill, ku britaniku shihet teksa vëzhgon lëvizjet e biznesmenit, Ardian Nikulaj.

Ekzekutori i 51 vjeçarit, portugezi Ruben Saravia pasi kreu vrasjen është larguar nga vendi i ngjarjes ka humbur gjurmët në fshatin Gjadër pranë fshatit ku banonte familja Haxhia që dyshohet se e ka strehuar dhe e ka ndihmuar.

Portugezi ka furnizuar motorin e tij në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Shkoder. Kjo është zbuluar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.

Ai ka qenë i kamufluar me të njëtat rroba dhe ka folur në gjuhë të huaj në momentin kur ka kërkuar për të furnizuar mjetin dhe më pas është larguar.

Motomjeti dyshohet të jetë blerë nga një vajzë në qytetin e Shkodrës, por për shkak të sekretit hetimor nuk jepen detaje. Diçka e tillë pritet të ndihmojë hetuesit për të shkuar në gjurmët e autorit. Policia është rikthyer sërish në zonën e Gjadrit dhe Kakarriqit, duke bërë kontrolle në disa banesa në kërkim të gjurmeve të autorit. Kryesisht kontrollet janë përqendruar në banesat e disa personave të cilët kanë lidhje me fisin Lekstakaj. Në një ndërtesë të braktisur janë gjetur edhe rrobat që dyshohet se ekzekutori i ka përdorur për vrasjen. 

Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje.

Rrumbullaku bëri me dije se për hetimin e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor që ka sekuestruar provat biologjike që provojnë përfshirjen në krim të shtetasve të shpallur në kërkim. Duke qenë se të gjithë personat që bashkëpunim për ngjarjen janë larguar nga territori i Shqipërisë, policia po bashkëpunon me partnerët ndërkombëtar për arrestimin e tyre.

Ndaj të shpallurve në kërkim rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Dinamika e ngjarjes:

Portugezi, Ruben Saraiva ka hyrë në Shqipëri më 11 shkurt 2023 dhe është larguar në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Për më shumë se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq ne banesen e porositësit Edmond Haxhia, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për të njohur zonën.

Ndërsa Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, ka qenë vëzhguesi. Kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Ardian Nikulajt tregojnë momentin kur në 11 prilli, anglezi, Steven Hunt njëri prej të shpallurve në kërkim hyn në hotel dhe gjen recepsionistin teksa flen gjumë. Që prej kësaj date, Steven Hunt ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Ardian Nikulajt deri në 19 prill ditën kur ndodhi vrasja.  Ai ishte në lokal kur ndodhi ngjarja, lajmëroi vrasësin portugez të futej brenda në lokal të ekzekutonte Nikulajn. Anglezi në orën 18:00 së 19 prillit ka prerë një biletë me linjën ajrore që largohej nga Shqipëria po atë mbrëmje.

Në pamjet e siguruara, shihet momenti teksa portugezi jashtë ambienteve të lokalit, ka marrë informacion për vendin se ku ndodhej Nikulaj dhe ka hyrë për të kryer vrasjen. 

Edmond Haxhia, një ditë pas ngjarjes, më 20 prill u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.

Gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj:

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Ekzekutoi Nikulajn, vrasësi portugez hyri në Shqipëri në 14 shkurt! Qëndroi në shtëpinë e porositësit të vrasjes! Edmond Haxhia u largua një ditë pas krimit

1682539650_finalprojekt.00030520.Still034.jpg

Ruben Saraiva, shtetas portugez, është i dyshuari kryesor mes 6 personave të shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Ai ka hyrë në Shqipëri më 14 shkurt 2023 dhe është larguar në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Për më shumë se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq ne banesen e porositesit Edmond Haxhia, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për të njohur zonën.

Ndersa  Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, ka qenë vëzhguesi. Ishte në lokal kur ndodhi ngjarja, lajmëroi vrasësin portugez të futej brenda në lokal të ekzekutonte Nikulajn. Anglezi në orën 18:00 së 19 prillit ka prere një biletë me linjën ajrore që largohej nga Shqipëria po atë mbrëmje.

Edmond Haxhia, një dite pas ngjarjes, më 20 prill u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.

Ora 20:59
FOTO/ Ky është vrasësi i Ardian Nikulajt! Portugezi përshëndeti në shqip biznesmenin për ta bërë konfuz

 1682539650_finalprojekt.00030520.Still034.jpg

Ky është portugezi, Ruben Saraiva vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj. Saraiva në momentin kur ka hyrë në lokalin ku ekzekutoi ka përdorur një përshëndetje në shqip drejtuar biznesmentit Nikulajt. "Si je?" është fraza që ka përdorur Saraiva me qëllim për të bërë konfuz viktimën dhe dëshmitarët në lokal. 

 

Ora 20:05
Ja FOTO ekskluzive e porositësit dhe financuesit të vrasjes së Ardian Nikulajt, Edmond Haxhia

1682532112_finalprojekt.00015204.Still033.jpg

Personi që shihni në foto është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt, Edmond Haxhia. Report Tv ka siguruar foton e tij. Ai ishte kthyer para pak muajsh nga Anglia dhe kishte përgatitur të gjithë planin.

 Ai është kushëri i Lekstakajve, djalë i dajës së Elton Lekstakaj, fisi në konflikt me Nikulajt që prej 1996.

Ora 20:04
VIDEO/ Ekzekutoi me 7 plumba Ardian Nikulajn, para se të kryente krimin vrasësi portugez 'ngatërron rrugën' jashtë hotelit të biznesmenit

 

Ruben Saravia, portugezi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj shfaqet në pamjet e siguruara nga Report TV disa momente para krimit të rëndë. Siç shihet edhe në video, Saravia në ambientet e jashtme të hotelit të Nikulajt është kthyer mbrapsht nga rruga që po ndiqte para se të hynte në lokalin ku ekzekutoi me 7 plumba 51 vjeçarin.  

Ora 19:46
JA VIDEO/ 'Spiuni' anglez në hotelin e Ardian Nikulajt prej ditësh, e vëzhgonte dhe informonte vrasësin portugez! Momenti kur gjen recepsionistin në gjumë

Report TV ka siguruar videon e momentit kur shtetasi anglez, Steven Hunt ka mbërritur në hotelin e Ardian Nikulajt në datën 11 prill ku ka gjetur duke fjetur recepsionistin e hotelit.

Anglezi prej 8 ditësh vëzhgonte lëvizjet e Nikulajt dhe ka informuar autorin portugez për çdo gjë.

 

Ora 19:17
Zbardhja e vrasjes së Nikulajt, reagon Ndreu: Të gjithë ata që vazhduan tallavanë politike për një grusht votash, duhet të kenë pështirë nga vetja

1674731040_Ndreu.jpg

Kandidati i PS për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Ndreu përgëzoi policinë e shtetit për zbardhjen e ngjarjes ndërsa tha se të gjithë ata që hodhën pretendime dhe akuza se ngjarja kishte prapavijë politike, duhet të kenë turp nga vetja.

“Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit për zbulimin e shpejtë të ngjarjes së rendë të vrasjes së biznesmenit dhe Anëtarit të Keshillit Bashkiak, Ardian Nikulaj!

E gjithë lukunia e palacove që shpifën, sajuan, fantazuan, fërkuan duart, hodhën helm për një grusht vota duke abuzuar rëndë me humbjen e jetës së një pjesëtari të qytetit tone, qe bënë sikur u pikëlluan , por vazhduan tallavanë politike akoma pa u varros i ndjeri, duhet të kenë peshtirë nga vetja!

Lezha nuk jua ka borxh politikën e ndyrë me gjak, as marrjen e pushtetit me nxitje vëllavrasje e futje në konflikte të brendeshme!”-shkruan Ndreu.

 

Ora 19:10
Zbardhet vrasja e Ardian Nikulajt, Çuçi përgëzon policinë: Rezultate të tjera nuk do të vonojnë

1681976589_Screenshot8.jpg

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përshëndetur punën e policisë në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Çuçi shkruan se rezultate të tjera nuk do të vonojnë.

"Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shëngjin. profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal. 

Ndërkohë vijon puna me intensitet të lartë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat rezultatet nuk do të vonojnë. ", shkruan ai.

Ora 19:07
Ishte kthyer nga Anglia para disa muajsh, Edmond Haxhia përgatiti gjithçka nga gjetja e motorit te plani i ekzekutimit

1682528881_Capture.JPG

Edmond Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Ai ishte ktyer në Shqipëri para disa muajsh dhe mësohet se është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme.  

Ora 18:55
Zbardhet emri i porositësit dhe financuesit të vrasjes së Ardian Nikulajt, ishte kthyer në Shqipëri para disa muajsh! Kush janë emrat e bashkëpunëtorëve

1682524882_Screenshot3.jpg

Zbardhen emrat e bashkëpunëtorëve në vrasjen e Nikulajt. Edmond Haxhia është porositësi dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt. Ai është djali i dajës i Elton Lekstakaj me të cilin ka qenë konflikti prej vitesh. Vrasja ka ndodhur për gjakmarrje. Ai ishte kthyer në Shqipëri para disa muajsh. 

Edmond Haxhia

Ruben Saraiva

Harry Simson

Thomas Mithan

Steven Hunt

Harriet Bridgeman

Ora 18:50
Vëzhgonte lëvizjet e Ardian Nikulajt në hotelin e tij, Report TV siguron foton e britanikut të përfshirë në vrasjen e biznesmenit

1682527851_finalprojekt.00023319.Still033.jpg

Report TV ka siguruar foton e njërit prej britanikëve të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt. Steven Hunt është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit.

Ora 18:03
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Rrumbullaku: Ekzekutori, portugez! 6 shtetas të huaj të përfshirë, mes tyre një shqiptaro-britanik

 

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bën me dije se janë shpallur në kërkim 6 persona për vrasjen e Ardian Nikulajt. Ai u shpreh i sigurt se ekzekutori i Nikulajt ka qenë një portugez i cili ka bashkëpunuar me 5 shtetas të tjerë të huaj. Mes tyre është edhe një shtetas shqiptaro-britanik dhe një grua. 

“Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e prokurorisë me qëllim zbardhjen e autorësisë së ngjarjes. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan si provë materiale, gëzhoja të armës së zjarrit, celulari ‘Iphone’ dhe prova të tjera biologjike. Njëkohësisht grupi hetimor ka vijuar me veprime të shpejta proceduriale, këqyrjes së itinerarit të autorëve para dhe pas ngjarjes së rëndë. Janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar nga momenti i organizimit dhe dinamikat e përshkruar nga shtetasit e përfshirë. Nga veprimet janë siguruar provat që u përkasin këtyre autorëve.

Për kryerjen e krimit, është dokumentuar përdorimi i tyre për një periudhë kohore të gjatë para kryerjes së vrasjes. Janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas të dyshuar si autorë për vrasjen.

E.H, me shtetësi shqiptare dhe britanike

R.R.S, shtetas portugez

H.H shtetas britanik

H.B shtetase britanike

H.M shtetas britanik

S.P.H shtetas britanik"-tha Rrumbullaku.

Ora 17:24
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Ekzekutori një shtetas portugez, shpallet në kërkim nga Policia

1682070974_finalprojekt.00015816.Still033.jpg

Një portugez është i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj.  Ai është shpallur në kërkim nga policia e Shtetit. Urdhër ndalimi është marrë nga Gjykata. 

Ora 11:16
Vrasja e Ardian Nikulajt, si nisi përplasja me fisin Lekstakaj për furnizimin me 1000 lekë karburant

1681983900_1681910477finalprojekt.00013611.Still033.jpg

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarja këto të pazabardhura,

B.V/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grqia: 28/04/2023 16:00

    Ky m** asht grek, jo portugez, pranaj iku në grqi

    Përgjigju
  • Pirro: 27/04/2023 15:53

    Ne Shqiperi ne kte moment qe flasim Jan mbi 5 grupe vrasesish me pages ,qe veprojn 3 deri ne 4 veta Vrasesit e Martinit ,te Faqedjegurit,te Edrit Alibej,te Capajve,e keshtu me rradh ,si ka mundesi policia nuk mund te zbuloj nji organizat kriminelesh mbi 50 veta ? Po zbulojn per 12 or nje plan te detajuar me muaj ,nuk e di ju po mua me duket se ketu mban nje er e rend

    Përgjigju
  • Deni: 27/04/2023 10:52

    Po vis martinin shoku minister kur do e nxirni nvideo qysh o vra se ket per 3 dite e kapet direkt grupin dhe te detajuar ????

    Përgjigju
    • Edi Rama: 28/04/2023 14:31

      Per Hajduti… O Hajdut o Hero gjithe Kryeministria grate e shpise ti do

    • hajduti: 27/04/2023 18:22

      o ju keshilltare e jo mbrapa i henshit ate qe sthuhet atij km ju e gjith kallupi i juaj kur te gjeni nje prove bujrum se flasim por per derisa nuk ka fillu me lef shpellari me akuzat e tij gallate rrini urte e mos hani...ate qe sthuhet

    • Keshilltari i Kryeministrit: 27/04/2023 13:18

      Deri sa te marrim mandatin e 4 nuk mund ta zbardhim

    • Jo me mbrapa - Vetem Perpara: 27/04/2023 13:15

      me rastin e Vis Martinit eshte i implikum personalisht kryeministri keshtu qe na vjen keq nuk mund ta zbardhim Provo Perseri

  • Lala: 27/04/2023 08:37

    Biznesmen QE ka bo vrasje.hajde shtet hajde

    Përgjigju
  • Ceni: 27/04/2023 04:47

    Ku ishin keta trima gjakmarres perpara!! I çonte xhaxhi me gjithe fis ne boten tjeter vetem ta çonin neper mend!

    Përgjigju
  • KUJDES ku e pi KAFEN: 27/04/2023 02:33

    Duhen evidentuar dhe publikuar te gjitha lokalet ku pronaret e tyre jane ne proces gjak-marrje. Ta dijne leshjanet qe tek ky apo ai lokal te mendohen dy here para se te futen per nje kafe se mund te ven per lesh...Nuk dihet si u iken dora portugezeve...

    Përgjigju
  • Iris: 27/04/2023 01:03

    Sigurisht qe hetimet morren nje kthese 180 grade,jo per faktin qe dyshohej hakmarrje,por per rolin e anglezit dhe kombesine e vrasesit.Patetike ne kete mes eshte logjika e organizatorit e porositesit te vrasjes, qe per nje moment e kujtoi veten me te zgjuarin e botes,se mendoi qe do te humbte gjurmet duke kryer krimin me ane te nje grupi te huajsh! Akoma me e trishte do te jete situata,nese del se familja Lekstakaj nuk eshte perziere fare ne kete histori,por E.Haxhia,si i aferm i tyre, e ka bere kete krim vetem me iniciativen e tij,duke ua lene ne dere tani vazhdimin e gjakmarrjes e veshtiresuar akoma me shume jeten.Hetimet do t'a tregojne.

    Përgjigju
    • kthesa: 27/04/2023 18:29

      po te dali fisi ne gjak e te deklaroje qe nuk kan organizuar asgje me nipin e nipi e pranon qe e ka bere me koken e vet atehere ndahet shapi nga sheqeri

    • Taulant: 27/04/2023 09:37

      Sot zor eshte me ngrit pushke vellai per vellane dhe jo me nipi i gruas per burrin e halles dhe vellezerit e burrit te halles. EH me dokumente angleze, besoj cdo gje ne terezi atje ku ka qene, do vinte ne Shqiperi per te vene drejtesine ne vend duke mbajtur anglezet dhe portugezin 2 muaj me te ngrene e te pire. A je ne terezi? Thjesht ai ka qene larg dyshimeve se mund te kercenonte Nikulajt, nderkohe ka organizuar planin me qetesi per gati 2 muaj. Por ka bere gabime shume ne planifikim, ka nenvleresuar aftesite zbuluese te policise dhe tani u zbuluan.

  • John: 26/04/2023 23:07

    Kur ju do bytha juve i gjeni me vrap...

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 26/04/2023 22:53

    Ore kaq budallenj i dini shqiptaret apo ju duket se e zbuluat vertete. Ata qe e kane vrare jane te lire dhe ne lezhe mos u merrni me anglez se shuqyr qe nuk ishte sezon plazhi se do arrestonit gjithe turistat.

    Përgjigju
  • Jak: 26/04/2023 22:21

    Gjithe ky nxitim per nje raport te qelbur OSBEje! Qe te mos na e perfshije se merzitet Rama.

    Përgjigju
  • Alb: 26/04/2023 22:11

    Po satelitete albania 1 albania 2 per ca jan.

    Përgjigju
  • noku: 26/04/2023 21:44

    dhe keshtu vazhdon balada, njeri vret tjetrin dhe gjaku behet lume, histori shqipnie

    Përgjigju
    • Or tej: 26/04/2023 23:18

      Gjithcka filloi per 10litra nafte te papagume or teeeejjjjj

  • Gripi: 26/04/2023 21:17

    26 vite per te marre gjakun? Si mund te jetoje njeriu me kete brenge gjithe kete kohe? Te lind dhe te rrise femije e niper me kete fryme?? Tani filloi prape historia qe nuk do mbyllet kurre. Çdo cep i botes eshte i arritshem dhe parate e fituara e te dyja paleve nga krimi do financojne krime te tjera pa fund.

    Përgjigju
    • Turi: 26/04/2023 23:45

      Ben halli me duru 26 vjet,por nuk harrohet gjaku jot,

  • sali: 26/04/2023 19:16

    Po sikur u tha qe vrau Rama.

    Përgjigju
    • Lartmadhnia: 27/04/2023 07:42

      Si guxon blasfem, ai është nënë Tereza 2. Shyqyr që e kemi se na ka heq pluralizmin demokratik.

  • Erik: 26/04/2023 18:28

    Ku jane ata qe thoshin qe turisti anglez iku i lemeritur nga llahtaria qe pa dhe nuk besonin qe ishte pjese e ekipit qe ekzekutoi Nikulajn? "Filmi" i policise rezultoi i vertete, jo tagji per popullin te hiqnin vemendjen nga ekzekutimi qe i kishte bere gjasme Pjerin Ndreu.

    Përgjigju
    • @Andri: 26/04/2023 22:01

      Fakti tregon se e keputen koken e fisit dhe se askush nga te fortet nuk eshte i paprekshem. 23 vite kaluan dhe nuk ja falen por e vrane ne memyre barbare brenda ne shtepine e tij. Tani edhe ata qe kishte nen vete do ruhen sepse cdo bande ka nje kulm dhe pastaj fillon rrezimi. Tani e paska rradhen pala tjeter per te qene ne krye. Per momentin mbaroi epoka Nikulaj ne lezhe. Kam pershtypjen se do fillojne ti godasin nga te gjitha krahet.

    • ?????: 26/04/2023 19:20

      Kete drejt per kete.. un e thashe po keta anglezet Jan barrbona un kujtova se ka ardh nja turist tamon . Por ky tipi në foto ketu në angli quhen lypsa dhe perdorus I lendeve te forta narkoatike. Eka mashtruar me naj dos e me naj leke te vogel. Se angleze taman Kur I kujton shqiperin ose shqiptaret mendoget 2 here.

    • Andri: 26/04/2023 18:37

      Cili Pjerin me vra Ardianin? Ku ka bth ai se e din se shfaroset

  • Shteti s'beri gje: 26/04/2023 18:11

    Gjakun e tyre kane marre pasi shteti nuk beri gje per dekada dhe vrasesi shiste edhe mend.

    Përgjigju
    • eriku 2: 27/04/2023 18:41

      o Erik kete them dhe un:ketu po behet fajtori hero e i pa fajshmi fajtor ketu ka nje gje qe nuk shkon.o jepi leket per mallin qe more qe ne kete rast ishte nafta ose do reagojne. cfar prisnin keta?qe te ikin pa paguar se ata jan njerez budallenj e mund te benin cfar te donin?^

    • Erik: 27/04/2023 09:47

      Thjesht po thosha qe saga ka filluar per 10 litra nafte qe s'u paguan nga Lekstakajt. Te jesh ne punen tende, vjen tjetri mbush makinen me karburant, nuk paguan, ben sherr, ha dhe jep grushta, shkon ne shtepi merr kallashin dhe vjen e te vret per dicka qe eshte komplet faji yt qe ne fillim. Pastaj se pala tjeter vret 3 a 4 behet e parendesishme, sepse s'te del inati me absurditetin qe te kane vrare vellain per 10 litra nafte qe i furnizoi, por nuk e paguan. Udha e mbare them dhe une, por perseri shume absurde te mendosh qe jane derdhur dhjetra litra gjak e jete te humbura per 10 litra nafte.

    • Nosku: 26/04/2023 22:39

      Ky biznesmeni ka vrar tre e plagos 1 Gjaku me gjak lahet as nuk blehet as nuk shitet.i qofte udha e mare.

    • Erik: 26/04/2023 20:46

      Kur lexon qe kane ikur 6-7 veta ne boten tjeter per 10 litra nafte qe nuk ka paguar nje prej Lekstakajve ne vitin 1996, thua qe nuk ka shtet qe i ben zap keta, thjesht do hane kokat e tyre ne pafundesi. Gjaku nuk ka nisur prej fisit te viktimes se rradhes, por porositesve te vrasjes se fundit.

  • Genci: 26/04/2023 17:40

    Komunikimi ne gjuhe te huaj mund te jete perdorur si kamuflazh qe vrasesi mos lokalizohej nga theksi. Dukshem qe krimi eshte ne bashkepunim dhe diku hallka e zinxhirit do te cedoje. Puna eshte se policia eshte e ngathet dhe nuk vepron ne momentet e para qe te ngreje policine ne kembe me gjithe mjetet e saj nga toka dhe ajri.

    Përgjigju
  • hunda e ulun: 26/04/2023 16:43

    Te hyft vetja ne qef thom na shaljant. E nikulajve u ka pas hy vetja ne qejf to vra e tu rrah kedo ne grup edhe pse ne gjak me shum vet

    Përgjigju
    • Kokatngrenshinloket: 27/04/2023 02:42

      Siuuuu

    • Hunda ne shesh: 27/04/2023 01:51

      Po tash si kane me ja ba se ju pre koka kryesore. A thu do fillojne te levizin dhe hasmit e tjere? U tregua se jane te prekshem dhe madje brenda ne shtepine e tyre. Mu kujtua qe i kishte thene atij qe i kishin rrahur djali: Rrin mire. Po tash si do rrine Nikulajt? Ky Haxhia qenka dhe fis tjeter. Dmth Nikulajt e shtuan listen e hasmerive. Paskan me u shujt si fis.

    • Shoshi: 26/04/2023 19:07

      Ashtu vazhdon historia, bjeri njërit e bjeri tjetrit... deri sa has në hundlesh! Kur vdes aktori kryesor edhe filmi mbaron...

  • Erik: 26/04/2023 16:36

    Kush i kçyri kamerat gazetari apo polici i zones?

    Përgjigju
    • Nosku: 27/04/2023 07:19

      Per tu quditur vrases me pages me pistolet TT edhe te huaj. Sa ju passa kushtu vrasja 1milion euro.ashte per tu qeshur edhe per te qare.gjithqka ban vaki thojme ne te veriut.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh