Policia ka dalë sot me një njoftim në lidhje me operacion anti-drogë që u zhvillua një ditë më parë te "Varri i Bamit" ku u arrestuan 5 persona, u shpall në kërkim një tjetër, ndërsa u sekuestruan 1 kilogram e 128 gramë kokainë.
Në pranga kanë rënë Gentian Kore, 47 vjeç, Taulant Çoku, 34 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç, Erjon Prengaj,32 vjeç, Gazmir Cani, 26 vjeç, ky i fundin edhe personi i cili tentoi t'i ikte Policisë një ditë më parë, duke i dhënë gaz automjetit tip 'Benz' që drejtonte, duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve. Ndërkohë është shpallur në kërkim personi me inicialet E(E). P(S)., 33 vjeç.
Policia bën me dije se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin kokainë duke e fshehur në kuti picash, aktivitet që e zhvillonin në biznesin e Gentian Kores, në rrugën në rrugën “Kujtim Laro”.
Report TV siguroi një ditë më parë pamjet e momenteve kur agjentët e operacionales i drejtohen një mjeti tip “Mercedez Benz” brenda të cilit ishin Gazmir Cani dhe Erjon Prengaj të cilit i kërkojnë të ndalojë dhe të hapë derën. Drejtuesi i mjetit Gazmir Cani refuzon urdhrin e policisë për të ndaluar, duke i dhënë makinës me shpejtësi, duke rrezikuar njërin prej efektivëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Megjithatë, arratia nuk i zgjati shumë pasi efektivët e kapën vetëm pas disa minutash.
Pas këtij operacioni, efektivët e policisë i kanë marrë celularin nga dora një gazetari që po filmonte në afërsi. Gazetari Ergys Gjençaj është shtrirë përtokë nga efektivët. Në lidhje me rastin ka reaguar Prokuroria e Tiranës, e cila deklaron se në bashkëpunim me SHÇBA po kryen verifikime në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë operacionit policor.
Policia bën me dije se vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.2%
-
Keq
35%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 746
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamarieri vodhi paratë në lokalin ku punonte, e denoncon menaxheri! Policia vë në pranga 35-vjeçarin
12 Janar, 11:42
-
‘Jam miku i Toninit, më duhen 40 mijë euro’, si u mashtrua kambisti nga ‘kryebashkiaku i Malësisë së Madhe’! 5 personat pjesë e grupit të Gjergjit
12 Janar, 11:35
-
“S’ka kohë për të humbur”- Ambasadori i BE në Shqipëri: Dosjet nëpër gjykata janë stok, të shtohet numri i gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe i asistentëve të tyre ligjorë
12 Janar, 10:13
-
Dyndje vizitorësh në Dajt pas borës, trafiku kilometrik vazhdoi edhe në mbrëmje (PAMJE ME DRON)
11 Janar, 21:36
-
25 kilometra trafik! PAMJE me DRON nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit
11 Janar, 18:17
-
3 ditë pas zjarrit, te ish uzina Dinamo ende tym, në vend të tregtarëve gërmadhat e dëmit kolosal! U privatizua në ‘95-n, sot 122 aksionerë, familja Hysa 75%
11 Janar, 15:19
-
Tiranë/ Mashtruan kambistin dhe i morën 40 mijë euro, 3 të arrestuar! Në kërkim dy të tjerë! Policia zbulon edhe një 'fole' droge në banesën e një prej autorëve (VIDEO)
11 Janar, 15:01
-
“Gjithnjë e më e rrallë të shohësh malin”, Braçe ndan pamje nga Tirana: E pakthyeshme, duhej menduar kur ndërtohej
11 Janar, 11:00
-
I dogji krevatin bashkëjetuesit, ish-zyrtarja e Ministrisë se Brendshme thyen arrestin shtëpiak dhe tenton t’i vërë flakën edhe makinës së tij! Arrestohet nga Policia
10 Janar, 17:41
-
Tregu i ish-Uzinës së Dinamos u shkrumbua nga zjarri, policia: Shkak i flakëve, një shkëndijë elektrike
10 Janar, 13:08
-
Zbulohet magazina me veshje kontrabandë në Kamëz! Pranga 46-vjeçarit turk, një në kërkim! Nis hetimi për 3 punonjëse (EMRAT)
10 Janar, 10:58
-
Vrasje në tentativë, trafik droge e dhunë në familje! Policia arreston 5 persona në Tiranë dhe Krujë
10 Janar, 10:28
Deshtimi i aksionit,sic shikohet nga video,nuk esht gje tjeter vecse paaftesia e policeve ne aksion.Nuk rrethohen kriminelet me trup ne kembe por bllokohet me makina nga para dhe prapa.Vertet diletantizem prandaj i sulen gazetarit qe mos te tregoj paaftesine e tyre ne kryerjen e detyres
PërgjigjuQe shumica e efektiveve civile tek ne jane llum kjo dihet, por qe te besh nji operacion blic dhe ti shkosh tjetrit ke xhami dhe ti ulurasesh kjo eshte me vone duret nkoke. Etika zero, profesionalizmi zero, organizimi zero. Po te shohesh me vemendje videon shef ca pallosha groshe qe bojn si horra dhe nmoment qe iken mjeti rrijne si kllufa. Nuk arrij tkuptoj shprehjen "hape deren b*****"!!! I drejtoheshin njoni tjetrit apo subjektit te ndaluar?? Per efekt specializimi mka qellu me punu me disa njesi operacionale territoriale ne europe dhe sinqerisht tvjen me vjelle kur shikon ca efektive qe nuk dihet mire percaktimi a jane aty per sherr apo per tbo detyren?? Ka plot efektive te sakte neper komisariate por problemi qendron te kto garipat gjobaxhi qe kujtojne se venin e punes e kane trashegim nga baba. Neper komente doli rasti i Dritan Dajtit dhe instiktivisht kushdo do reagoje keq, per me shume qe kto palaço skishin as mjetet identifikuese dhe perdornin zhargon halabakesh rruge. Nese i ndaluari apo te ndaluarit do ishin ne nivelin e Dajtit atehere sot do kishim dhe ndonji efektiv te rene ne krye te detyres vetem e vetem se organizimi eshte ne nivelet e 94. Personalisht do doja qe ti pezullonin nga detyra per me shume per veprimet ne kundershtim me procedurat operacionale dhe pervec ksaj per faktin qe shkojne e sulmojne gazetarin. Pa lidhje komplet!!! U dukte si skene sherri midis disa personave dhe jo si operacion policie
Përgjigju