TIRANË- Një grup që shpërndante lëndë narkotike në Tiranë kryesisht në shkolla dhe lokale nate u godit nga policia, ku në pranga ranë 15 persona, 2 u shpallën në kërkim dhe 14 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Policia tha se sekuestroi kokainë, heroinë, kanabis, shuma parash dhe 6 makina, motor e biçikletë që përdoreshin për shpërndarjen e drogërave. Në mesin e të arrestuarve ka edhe një vajzë 23-vjeçare, ndërsa pjesa tjetër janë meshkuj nga mosha 22 deri në 61 vjeç.

Konkretisht policia ka arrestuar shtetasit, Erkin Hima, 24 vjeç; Edis Hallkokondi, 23 vjeç; Rando Muçollari, 41 vjeçe; Arlend Muçollari, 25-vjeç; Lubjan Heri, 31-vjeç; Sergej Muhollari, 25-vjeç; Emiljano Karaj, 30-vjeç; Henri Katroshi, 25-vjeç; Igli Eski, 26-vjeç; Reshit Kurteshi, 61-vjeç; Devis Zypçe, 22-vjeçe; Klajdi Papa, 25-vjeç; Armand Sula, 45-vjeç; 14. K. Begaj (femër), 23-vjeçe; Bledar Krasniqi, 37-vjeç.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se është sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis dhe shuma parash. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, në kuadër të këtij procedimi penal, janë sekuestruar në total:

•             745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje;

•             110 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza;

•             1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza;

•             shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë;

•             5 peshore elektronike;

•             25 aparate celulare dhe

•             6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht  kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate. Gjithashtu, disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.

Kujtojmë se policia e Tiranës, përgjatë këtij viti, ka finalizuar 38 operacione policore në fushën e narkotikëve, gjate të cilëve janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike kokainë, 73 kg cannabis sativa, 52 kg cannabis sativa në formë çokollate.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Shisnin kokainë në lokalet e natës, ja kush janë 15 të arrestuarit në Tiranë (EMRAT)

 

15 persona kanë rënë në pranga ditën e sotme pas një operacioni nga Policia e Tiranës, pasi shpërndanin kokainë në lokalet e Tiranës. Report Tv ka zbardhur emrat e 15 të arrestuarve. 

Si rezultat i operacionit policor antidrogë të koduar “TENTAKULAT”, u vunë në pranga shtetasit: 

1. Erkin Hima 
2. Edis Hallkokondi 
3. Rando Muçollari 
4. Arlend Muçollari 
5. Lubjan Heri 
6. Sergej Muhollari 
7. Emiljano Karaj 
8. Henri Katroshi 
9. Igli Eski 
10. Reshit Kurteshi 
11.Devis Zypçe 
12. Klajdi Papa 
13. Armand Sula 
14. K. Begaj (femër)
15. Bledar Krasniqi