TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Pas një kontrolli të ushtrua në çantën e këtyre dy personave, efektivët e policisë kanë konstatuar rreth 750 gramë kokainë, e cila u sekuestrua bashkë me tre celularë.
Në pranga kanë rënë Artur (Merkur) Brahimaj dhe Ilir Ramadani, të cilët e shpërndanin kokainën kryesisht në rrugën "5 Maji", në zonën e quajtur "Xhamlliku" dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë.
Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.