VLORË-Arrestohet në flagrancë një person që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Në pranga është vënë 50-vjeçari Astrit Qejvani banues në fshatin Xhuherinë,Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Partizani, Vlorë,  gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë  të dyshuar “Kokainë”, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  për veprime të mëtejshme.