Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dosjen e të pandehurit me iniciale I.M., i cili shpërndante foto e video në internet me përmbajtje seksuale me të mitur.
I.M. akuzohet për veprën penale “Pornografia”. Ai kishte postuar në total 111 foto e video të pornografisë me të mitur në rrjete sociale si Mobile Streaming, Tik Tok, Pinterest.com.
Nga ekspertiza në dy celularët e sekuestruar, u zbulua një mori materialesh që përfshinin fëmijë rreth moshës 10-12 vjeç. Ato kishin burime të ndryshme dhe ishin ruajtur nga bisedat në aplikacione, navigimi i tij në internet dhe ‘screenshots’.
“Në total janë gjetur 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike me të mitur, të cilat kryesisht janë shkarkuar nga aplikacioni Telegram”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Komente











