Shpërndante kanabis në Lushnjë, arrestohet 42 vjeçari! Në pranga edhe i riu italian që po blinte drogën (EMRAT)

Shpërndante kanabis në Lushnjë, arrestohet 42 vjeçari! Në pranga edhe i riu italian që po blinte drogën (EMRAT)

Foto ilustruese

Një 42 vjeçar shqiptar dhe një i ri italian janë arrestuar nga policia e Lushnjës nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Gani Staka dhe shtetasi italian, Riccardo Andoine, 20 vjeç.

Gani Staka i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër kriminale, është kapur në flagrancë teksa po i shiste të riut italian disa doza kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë