Shpërndante kokainë me biçikletë, kapet i riu shqiptar në Itali

Shpërndante kokainë me biçikletë, kapet i riu shqiptar në Itali

Foto ilustruese

Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur duke shitur drogë me biçikletën e tij. Ai është arrestuar nga autoritetet italiane në periferi të Milanos pasi është kapur me kokainë duke lëvizur në orët e para të së hënës. Sipas mediave të huaja 28-vjeçari nga Shqipëria është parë nga disa policë duke lëvizur me biçikletë, të cilëve më pas ka tentuar t’u largohet, gjë që ka nxitur këta të fundit ta ndjekin.

Pasi është rrethuar nga policia i riu është përpjekur të hedhë biçikletën drejt efektivëve dhe më pas ka goditur një prej tyre në gjoks, por ka dështuar të largohet më tej.

Atij iu gjet një sasi prej 20 gramësh kokainë e ndarë në 40 doza dhe gati për t’u shitur, ndërsa pritet që ai të përballet me gjykatën për t’u njohur me dënimin.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Veliaj ironizon Këlliçin dhe kujton premtimet e Bashës: Tirana s'ka parë hajër as nga tramet imagjinarë, as nga këto historitë e shportave falas në fushatë

Veliaj ironizon Këlliçin dhe kujton premtimet e Bashës: Tirana s'ka parë hajër as nga tramet imagjinarë, as nga këto historitë e shportave falas në fushatë