Një 28-vjeçar nga Norvegjia është arrestuar nga policia në Patos të Fierit, i cili dyshohet se shpërndante kokainë.
Sebastian Temples qëndronte përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte të Patosit. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, i marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike.
“Banonte përkohësisht në Patos dhe dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta (kokainë), vihet në pranga 28-vjeçari nga Norvegjia.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë.
Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. T., 28 vjeç, banues përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte, Patos.
Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij dhe automjetit (të marrë me qira) që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









Konsiderohet e jo "prezumohet", e qe nuk do te thote asgje ne Shqip. Arrestimi eshte bere ne Shqiperi e jo ne Norvegji, ashtu si e keni ne titull. Mund tu duken vogelsira te pa rendesishem, por ne lexuesit jane te rendesishme, nje shkrim me titull te gabuar, paragjykon gjthe ate qe pason.
Përgjigju