Negociatat mes palëve u zhvilluan gjatë periudhës Dhjetor 2013– Qershor 2014, me ndërmjetësimin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vienë, shtoi ai. Marrëveshja e arritur mes Qeverisë së Shqipërisë dhe kompanisë CEZ a.s. ka për thelb të sajin termat sa vijon: Transferimi i menjëhershëm në favor të shtetit shqiptar i 76 për qind të aksioneve të shoqërisë, të cilat zotërohen nga CEZ a.s., duke i dhënë shtetit shqiptar pronësinë e plotë të shoqërisë; pala çeke heq dorë nga kërkimi i vlerës 103 milionë euro, të paguar për blerjen e aksioneve në vitin 2009, si dhe nga çdo pretendim tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes së aksioneve dhe investimet.