Shpërndarja e mandateve, Anëtari i Rregullatorit sqaron procedurën! Arens Çela: Rirenditja, sfidë edhe për vetë kandidatët

25 prilli nuk do të japë përgjigje vetëm se cila parti gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve, por edhe se cilët janë politikanët të cilët mandatin nuk do ta fitojnë vetëm nga besimi i partisë, por edhe i zgjedhësve.

Hapja e listave më 30 korrik të vitit të kaluar do të sjellë një ndryshim edhe në mënyrën sesi do të shpërndahen mandatet. Anëtari i Komisionit Rregullator i KQZ, Arens Çela sqaron për Report Tv formulën e përcaktimit final të mandateve. Sipas tij, pas numërimit të votave për partitë, do të bëhet një rirenditje e listës, ndërsa renditja finale do të duhet të plotësojë kushtin për kuotat gjinore.

“Procedura është që pasi të bëhet numërimi i votave për partitë, ndahet në llogaritje sesa vota duhet për një kandidat për të marrë mandat deputeti. Ta zëmë që nëse duhen 10 mijë vota, bëhet një rirenditje, jo e para që kanë sjellë në lista, dhe pas përfundimit të saj, bëhet dhe një tjetër rirenditje për të ruajtur kuotat gjinore”, tha Çela.

Në këtë këndvështrim, Kodi i Ri zgjedhor thotë Çela, i jep shanse të barabarta kujdo që është pjesë e garës për deputet, duke rrezikuar edhe ata të renditur në zonë të sigurt të listave.

“Shancet janë të barabarta për të tërë lojtarët në betejë. Teorikisht është kjo është e mundur, ndërsa kjo është një provë për të gjithë kandidatët, për të provuar edhe aftësinë e tyre reale sesa gëzojnë mbështetjen e votuesve”, tha ai.

Anëtari i Rregullatorit shpreson që votimi i kandidatit të preferuar të mos sjellë tejzgjatje të mëdha të daljes së rezultatit, ndërsa thotë se procesi i votimit dhe numërimit elektronik, i cili në këto zgjedhje do të pilotohet në një zonë zgjedhore, të sjellë një tjetër standard për procesin zgjedhor në Shqipëri.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hile: 15/03/2021 21:02

    Boll mashtruat sepse de facto ska lista te hapura. Mesatarja e votave per kandidat eshte 10000/2=50.000. Eshte praktilisht e pamundur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin