'Shpërndarja e Parlamentit e drejta e vetme e Presidentit', Kurti: S’ka qeveri të re pa zgjedhje të parakohshme

'Shpërndarja e Parlamentit e drejta e vetme e Presidentit', Kurti: S’ka qeveri të re pa zgjedhje të parakohshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka cilësuar si tejkalim kompetence nga ana e presidentit Thaçi  krijimit të një koalicioni të ri qeverisë pas konsultimit me partitë parlamentare. Kurti ka kritikuar qëndrimin e Presidentit së bashku me LDK në një situatë të tillë ku Kosova po përballet me pandeminë e COVID-19,  duke theksuar se ata janë duke vepruar kundër interesit publik.

“Nuk është në kompetencën e Presidentit të Kosovës vlerësimi i interesave të partive politike por mbrojta e interesit shtetëror. Kjo që ka ndodhur sot nuk është paraparë më herë dhe rrezikon seriozisht rendin kushtetues dhe parlamentar. Presidenti në Republikën Parlamentare të Kosovës është si figurë pasive e jetës politike. Shpërndarja e Parlamentit është masa e vetme që parashikon Kushtetuta si e drejtë e Presidentit. Zgjedhjet janë opsioni i vetëm”, deklaroi kreu i VV-së.

Duke theksuar se prioritet i tij ishte parandalimi i përhapjes së COVID-19, Kurti u shpreh se si presidenti dhe partitë politike nuk kanë asnjë kompetencë për të refuzuar zgjedhjet e reja dhe se keëto të fundit nuk duhet t’i frikësohen përballjes me qytetarët. “Një klub i vjetër politik kumtoi se nuk janë për zgjedhje, frikën për t’u përballur me qytetarët. Prioritet i imi, është parandalimi i përhapjes së mëtejshme të COVID-19 dhe çdo gjë tjetër politike apo partiake nuk ka fare rëndësi”, theksoi Kurti.

I pyetur se a do ta lirojë zyrën e Kryeministrit në rast se në Parlament do të votohet një qeveri e re, kryeministri në detyrë la të kuptohet se janë të pakta shancet që një gjë e tillë të ndodhë. Për Kurtin, nuk do të ketë qeveri të re pa zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Presidentit të Republikës i kanë mbetur dhe disa muaj mandat dhe po dëshiron të kapi dhe trenin e fundit por i ka ikur dhe nuk ka më trena për Presidentin. Këto orvatje rrezikojnë rendin republikan të Kosovës. Për qeveri të re duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme, çdo veprim tjetër është devijim. Do ta ndjekim me kujdes se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme dhe do t’i drejtohemi dhe Gjykatës kushtetuese por sa të kalohet nga fjalët e Presidentit në shkresa zyrtare”, përfundoi kryeministri në detyrë i Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Albin: 23/04/2020 13:56

    Shko e bej shurren hap krahun formimit Qeverrise nuk e je natee er me tapi

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 23/04/2020 12:12

    Zgjeshjet e reja ne keto rrethana nuk ka logjike te kerkohen,keshtu as Albini,Qeveria ne detyre, nuk po I kerkone,Andaj, duhet edhe Qeveria ne detyre edhe subjketet partiake-parloamentare, te merren vesh drejt e mire, per nje zgjidhje te mire.Mos te kembenulet si me 1998 kur edhe Presidenti Rugova pat kembengull per zgjedhje ne ato rretha Lufte qe ishin ne mbi 40% te hapersires kosovare.Atehere, u mbajte zgjeshjet presidenciale e parlamemtare, pa pjesemarrjen e kater komunave,Gllogovci,Skenderaj,Istogu e Malisheva, qe ishin ne zjarrin e luftes.Tash nuk jemi ne gjendje lufte,por kemi nje lufte me nje "arnmik" te padukshem,sic e ka gjithe bota.Uluni edhe Ju Albin, Presidenti edhe perfaqesuesit e subjketeve paralamentare dhe merruni vesh si vellezer e autoritrete pa percfarje e synime mospefillese e nenshtruese,Me urreti e deshire per fatin e ketij vendi,populli e shteti, qe eshte formuar me mund,pune te veshtira dhe luftra me skarifica te medha.Ju lutem me gjukftohesi, nerva te buta e koka te ftohta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!