5 persona janë vënë në pranga në 4 operacione të ndryshme të policisë për kultivim kanabisi dhe shpërndarja drogash të forta.
Një 26-vjeçar me iniciale E. Ç është arrestuar në Berat pasi gjatë kontrollit fizik në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.
Në Fier A. L., 27 vjeç nga Dukati Vlorë, u prangos pasi në lagjen "Sheq i Madh" Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në çantën e krahut, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje dhe municion luftarak.
Në Memaliaj janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe janë prangosur në flagrancë dy shtetas.
F. Sh., 54 vjeç dhe P. Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, u prangosën pasi këta shtetas në bahçet e banesave të tyre kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Sh. u gjet një sasi lënde narkotike.
Në Mirëditë kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Prosek, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi N. K., 58 vjeç, banues në fshatin Prosek, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
63.5%
-
Jo
31.1%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 1995
Lajme të tjera
-
‘Brez pas brezi myzeqar’, Mbahet panairi i traditës në Patos, kryebashkiaku: Një ndër festat më të bukura
30 Shtator, 13:10
-
Berat/ Breshër i dendur në Kozare, dëmtohen prodhimet bujqësore në gjashtë fshatra
30 Shtator, 10:54
-
EMRI/ Kultivoi 102 rrënjë kanabisi në fshatit Panahor, në pranga 18-vjeçari në Mallakastër
30 Shtator, 10:43
-
Pylli i Pishporos në Fier prej 4 ditësh në flakë, e vështirë ndërhyrja në terren! Digjen rreth 400 hektarë tokë (VIDEO)
30 Shtator, 09:04
-
VIDEO/ Aksident i pazakontë në Fier, makina merr para varrezat e qytetit! Shoqërohet shoferi
29 Shtator, 10:49
-
Atentati me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur para komisariatit në Rrëshen, shkarkohen drejtuesit e policisë së Mirditës! Lëvizje edhe në Fier, Berat e Pogradec
29 Shtator, 10:42
-
Debate dhe përplasje në Këshillin Bashkiak të Lezhës! Qytetarët nuk u lejuan të marrin pjesë në mbledhje, aktivistët: Veprimi antiligjor
29 Shtator, 09:58
-
Zjarri vijon të djegë sipërfaqe të pyllit me pisha në zonën e mbrojtur të Pishporos në Fier! Report Tv sjell pamjet me dron
29 Shtator, 08:36
-
Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, merret sërish në pyetje Saimir Reçi: Nuk kam lidhje me ngjarjen! Konfliktin e mëparshëm ia kemi lënë në dorë drejtësisë
28 Shtator, 21:49
-
Inaugurohen 3 godina arsimore në Berat, Bashkimi Europian 180 mijë euro për restaurimin
28 Shtator, 18:43
-
Bandë me 15 anëtarë, kush është njeriu i 9 vrasjeve, Laert Haxhiu! Nga hakmarrja për familjen tek vrasjet me porosi! Si nisi armiqësia me Aldo Baren
28 Shtator, 15:53
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, trajleri përplas motoçikletën! Plagoset shoferi
28 Shtator, 10:34