Shpërndava një video pa konfirmuar, influencuesi pro-Trump për CNN: Agjenti rus më dha 100 dollarë

Shpërndava një video pa konfirmuar, influencuesi pro-Trump për CNN: Agjenti rus më dha 100 dollarë

Foto: Njeriu që menxhon llogarinë AlphaFox78

Një influencues amerikan i mediave sociale tha se ai ishte paguar 100 dollarë nga një propagandist pro-Kremlinit për të postuar një video të rreme të emigrantëve nga Haiti që pretendonin se votonin në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Pagesa ishte një nga disa gjërat që ky person tha se mori nga propagandisti, një agjent i regjistruar rus, për të postuar në mediat sociale përpara zgjedhjeve, raporton CNN. Influecuesi pro-Trump, me emrin AlphaFox78 në X, është një amerikan që jeton në Massachusetts. Llogaria, e cila në të kaluarën ka postuar meme të krahut të djathtë në mbështetje të ish-presidentit Donald Trump, ishte e para që postoi videon tashmë të zhvlerësuar që supozohet se tregonte një emigrant nga Haiti duke thënë se do të votonte të paktën dy herë në Gjeorgji për Zëvendës Presidentin Kamala. Harris .

Ndërkohë Sekretari i Shtetit i Gjeorgjisë tha se gjithçka në video është e rreme, nga aktorët te kartat e identitetit, dhe është prodhuar dhe shpërndarë nga aktorë me ndikim rusë. Në bisedat telefonike dhe intervistat të realizuar nga CNN thuhet se personi që qëndron pas llogarisë, e cila ka grumbulluar më shumë se 650,000 ndjekës në X, ka postuar videon pa verifikuar faktet dhe pretendimet që përmbante.

“Nuk e kam idenë se nga erdhi, unë jam vetëm personi që e kam publikuar atë,” tha ai.

Më tej burri nënvizoi se Simeon Boikov, një podkaster propagandist rus i njohur në internet si "AussieCossack", i ofroi atij 100 dollarë për të postuar videon, të cilën ai e pranoi.

Ndërsa burime për CNN konfirmuan se Boikov i dërgoi pagesa të shumta burrit të Massachusetts. Dokumentet e ekzaminuara nga CNN zbulojnë se Boikov është një agjent i huaj i regjistruar për Rusinë në Australi, ku ai punon për mediat shtetërore ruse, duke shkruar dhe botuar në internet në anglisht dhe rusisht.

Boikov, i cili kohët e fundit mori nënshtetësinë ruse dhe po kërkon azil në konsullatën ruse në Sidnej, ka një histori të botimit të dezinformatave pro-Kremlinit. Një hetim i kryer nga CNN zbuloi se Boikov ka luajtur një rol në fushatat e dezinformimit të Rusisë, duke përfshirë ato që synonin zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2024.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në SHBA/ Donald Trump rizgjidhet president: Ndaloj luftërat! Harris pranon humbjen në fjalim: S’e braktis kurrë luftën për demokraci


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë