Shpërthejnë virozat e stinës, ja
disa nga këshillat që japin mjekët

Shpërthejnë virozat e stinës, ja<br />disa nga këshillat që japin mjekët
TIRANË - Pediatrike në Tiranë për shkak të virozave dhe rasteve të gripit që gjatë këtyre ditëve duket se kanë arritur kulmin. Burime zyrtare nga ky institucion bëjnë me dije se gjatë ditëve të fundjavës numri i rasteve që paraqiten tek mjeku shkon edhe në 400, për shkak të mbylljes së poliklinikave.

Rastet
Temperaturë e lartë e shoqëruar me kollë dhe bllokime të rrugëve të frymëmarrjes janë simptomat kryesore që manifestojnë të vegjlit. Për mjekët java që sapo lamë pas, ka qenë koha kur sëmundja ka kapur pikun më numrin më të madh të rasteve. 

“Kjo javë ka kapur pikun më të lartë të rasteve të paraqitura në urgjencën tonë. Fëmijët kryesisht kanë shfaqur temperaturë të lartë deri në 40 gradë. Kjo e shoqëruar me bronshite, kollë, dhimbje dhe acarime të fytit si dhe infeksione të rrugëve të poshtme dhe të sipërme të frymëmarrjes”, pohojnë mjekët pediatër.

Sipas tyre një pjesë e mirë e rasteve janë referuar edhe për mjekët e ORL-së për shkak të komplikacioneve që kanë shfaqur në rrugët e frymëmarrjes dhe ato të dëgjimit. “Kemi pasur shumë raste të komplikacioneve, ku na është dashur edhe ndihma e mjekëve ORL për përcaktimin e diagnozave” theksojnë bluzat e bardha. Ndërkohë prindërit e shqetësuar presin në radhë për të vizituar të vegjlit. “Kam ardhur këtu ta vizitoj fëmijën, e kam me të vjella dhe i dhemb edhe veshi. Të shohim se çfarë do të na thonë këta të Urgjencës, sepse qendra jonë është pushim”, shprehet një prind. “U bënë 3-4 ditë që e kam fëmijën me temperaturë. Është dy vjeç, kam ardhur ta vizitoj”, thotë një tjetër prind. Ndërkohë raportimet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se ka edhe shumë raste të të rriturve të prekur nga këto viroza.

Këshillat
Por çfarë duhet pasur parasysh në rastet kur një fëmijë është i prekur nga viroza. Ajo që mjekët këshillojnë është kontakti me bluzat e bardha dhe jo vetëmjekimi që bëhet duke blerë medikamente në farmaci. Sipas tyre, nuk duhet të neglizhohen simptomat e gripit, por duhet të jetë mjeku ai që përcakton mjekimin. “Këshilla kryesore që ne japim është kontakti me mjekun pediatër. Do të ishte e këshillueshme që i njëjti mjek të ndjekë fëmijën e sëmurë përgjatë gjithë ditëve në mënyrë që të shohë ndryshimin e situatës nga dita në ditë. Këshillë tjetër e rëndësishme është përdorimi i lëngjeve sidomos atyre që përmbajnë vitaminë C, ambiente të ngrohta por të ajrosura herë pas here” pohojnë bluzat e bardha. Sipas tij, një tjetër këshillë e rëndësishme është të mos përdoret antibiotikë përveçse në rastet kur ka komplikacione apo prani të infeksioneve dhe kjo kur rekomandohet nga specialistët.
 
Simptomat e hasura 
Temperaturë e lartë
Të vjella
Infeksione të rrugëve të frymëmarrjes
Infeksione në vesh
Kollë e fortë
Dhimbje koke e vazhdueshme
Mungesë ose humbje të oreksit
Dhimbje dhe acarim i fytit


Redaksia Online
(E.Ç.çshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës