Shpërthen cisterna në Tanzani, humbin jetën 60 persona

Shpërthen cisterna në Tanzani, humbin jetën 60 persona

TANZANI-  60 persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një cisterne me karburant në qytetin Morogoro në lindje të Tanzanisë.

Ngjarja ka ndodhur  200 kilometra larg ish-kryeqytetit dhe qytetit më të madh të vendit Dar Es Salaam, ku një cisternë me karburant është përfshirë në një aksident. Zyrtarët thonë se njerëzit po përpiqeshin të merrnin karburant nga cisterna e dëmtuar të shtunën, në kohën kur ndodhi shpërthimi.

Sipas mediave ndërkombëtare zëdhënësi i Qeverisë, Hassan Abbasi, duke treguar se incidentin e kanë mësuar me trishtim dhe  shprehu ngushëllime të afërmve të viktimave. Një ngjarje tjetër e ngjashme ndodhi në muajin maj në Niger, ku kishin humbur jetën 76 persona, ndërsa vendi kishte shpallur tre ditë zie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën