Shpërthen edhe një tren tjetër në hekurudhën ruse në Siberi

Shpërthen edhe një tren tjetër në hekurudhën ruse në Siberi

Edhe një tren ka shpërthyer në linjën e madhe të hekurudhës ruse në rajonin siberian, Buriatia. Ky është treni i dytë që shpërthen brenda pak ditësh.

Një person i cili ishte dëshmitar i shpërthimit më 1 dhjetor i konfirmoi raportimet në media për shpërthimin në linjën hekurudhore, Baikal-Amur Main, duke thënë se shpërthimi ndodhi në segmentin që kalon nëpër tunelin Severomuisk, në vendin e njëjtë ku kishte shpërthyer një tren tjetër para dy ditëve.

Mediat ukrainase cituan burime brenda ushtrisë se treni i dytë shpërtheu mbi një urë disa kilometra larg tunelit.

Zyrtarët rusë ende nuk kanë komentuar rreth këtij rasti.

Tuneli 15 kilometra i gjatë është më i gjati në hekurudhat e Rusisë. Linja hekurudhore Baikal-Amur Main përdoret shumë për tregti me Kinën.

Ngarkesa në hekurudha u rrit shumë pasi Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës më 2022, për shkak të transitit të mallrave nga porti Novorossizk dhe portet baltike.

Në vitin e fundit, 149 milionë tonë mallra u transportuan përmes hekurudhave Baikal-Amur Main dhe ato trans-siberiane, sipas të dhënave hekurudhore të Rusisë./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ora e xhepit e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për 1.5 milionë dollarë

Ora e xhepit e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për 1.5 milionë dollarë