Shpërthen makina e një polici
arrestohet një person i dyshua

Shpërthen makina e një polici<br />arrestohet një person i dyshua
TIRANË - Shpërthim eksplozivi në makinën e efektivit të policisisë, Shkurt Toplani, ndalohet një i dyshuar, me emrin Renato Kazani. Ngjarja ka ndodhur rreth orën 22:00 në rrugën “Petraq Leka” në zonën e Kombinatit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, lënda shpërthyese ishte vendosur në makinën private të punonjësit të policisë të Komisariatit numër 6.

Brenda disa minutash, policia ka ndaluar një të ri, si të dyshuar për vënien e sasisë së eksplozivit në makinën e efektivit të policisë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, i ndaluari, Renato Kazani është vëllai i një personi me precedentë penalë, që është arrestuar mbrëmë nga efektivi Toplani.

I arrestuari i një dite më parë kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe i ishte hequr edhe patenta.

Makina që ka shpërthyer i përket komandatit të Patrullës së Përgjithshme, tek komisariati numër 6, Shkurt Toplani, që ishte e parkuar pranë punës së tij.

Makina ku ka shpërthyer lënda eksplozive është e llojit Ford me targa TR 0086 D. Nga shpërthimi ka pësuar dëme materiale edhe një lokal, ku ishte parkuar makina. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Komisariatit numër 6 dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Nga shpërthimi, makina e llojit Ford Escort ka pësuar dëmtimet në pjesën e pasme të saj.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë