Gjirokastër - Një sasi tritoli çoi në shpërthimin e një automjeti tip Benz në pronësi Beqir Devollit, mbrëmjen e kësaj të shtune rreth orës 22:00 në qendër të qytetit të Gjirokastrës, pranë Gjykatës.
Në automjet ishte Devolli dhe një tjetër person i identifikuar si Rigers Mela, të cilët mbetën të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut.
Sipas burimeve, dyshimet janë se objektiv i këtij shpërthimi mund të ketë qenë Rigers Mela, të cilit një vit më parë i dogjën një automjet tip “Range Rover” në Dunavat të Gjirokastrës.
Nga pamjet e siguruara nga Report TV shihet se, pas shpërthimit, automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Automjeti është deformuar plotësisht dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Pas ngjarjes, policia ka rrethuar zonën, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
"Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje. Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit", njoftoi sot policia.










Komente
Komento