-
Atentati me tritol që vrau Beqir Devollin në Gjirokastër, gjykata lë në burg dy të arrestuarit! Dy të tjerë ende në kërkim
Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Behar Zyberin dhe Shpëtim Malasin, të dyshuar për vrasjen me tritol të 48-vjeçarit Beqir Devolli më 10 tetor.
18 Tetor, 13:38 -
Atentati me tritol në Gjirokastër, zbardhet vrasja e Beqir Devolli, arrestohen 2 persona! Shpallen në kërkim 2 të tjerë! (Emrat)
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për atentatin me tritol që i mori jetën 48-vjeçarit Beqir Devolli, më 10 tetor, në Gjirokastër. Dyshohet se vrasja lidhet me prishjen e pazareve të drogës në vendet europiane.
16 Tetor, 14:21 -
Atentati me tritol në Gjirokastër, pyeten 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte një vit që ruhej, shmangte Tiranën! Erigers Mela: S’kishim armiqësi!
Atentati në Gjirokastër vazhdon të mbetet misterioz pasi nuk ka ende një pistë konkrete dhe as persona të identifikuar. Është marrë në pyetje i plagosuri Erigels Mela qe ka deklaruar se s’ka konflikte. Ndërsa familjarët e viktimës, Beqir Devolli kanë dhënë se prej një viti ai ruhej dhe ndaj ishte kthyer për të jetuar në Gjirokastër.
12 Tetor, 10:38 -
Atentati në Gjirokastër/ Në automjet u vendos rreth 300 gram tritol! I plagosuri, djali i ish-prokurorit Përparim Mela! Vëllai i tij ortak me bosin e rrjetit të mashtrimit me Call Centera
Nga hetimet rezulton se Jurgen Mela, vëllai i të plagosurit Erigels Mela, zotëronte 50% të aksioneve të shoqërisë "Gama Media Communication”, e themeluar në korrik të vitit 2021 sëbashku me Granit Pepnikaj. Pepnikaj u arrestua si ‘koka’ e një grupi që u zhvati qytetarëve europianë 50 milionë euro përmes mashtrimeve me Call Centera.
11 Tetor, 16:33 -
Atentati në Gjirokastër/ Beqir Devolli u ndoq që nga Viroi! Shpërthimi u krye me telekomandë pasi u ngrit nga kafja! Pistë hetimi hakmarrja për ‘Tanin e Ruzhdiut’
Shpërthimi me tritol ndaj Benz-it të Beqir Devollit në Gjirokastër është konfirmuar të ketë ndodhur me telekomandë. Burime për Report Tv shprehen se telekomanduesi e kishte ndjekur 45-vjeçarin që nga Viroi, rreth 3 kilome
11 Tetor, 12:02 -
Ndërroi jetë pas atentatit të mbrëmshëm me tritol në makinë, Report Tv siguron foton e viktimës Beqir Devolli
Personi në foto është Beqir Devolli, shënjestra që mbeti viktimë e atentatit me tritol mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm ndërsa transportohej drejt S
11 Tetor, 08:02 -
Atentati në Gjirokastër/ Beqir Devolli, i njohur si ‘Çilo Hunderri’, u vra me bombë të telekomanduar! Pistat e hetimit, nga lidhjet me grupe kriminale te hakmarrja si informator i dyshuar i policisë
Ka humbur jetën mëngjesin e sotëm Beqir Devolli, njohur si ‘Çilo Hunderri’, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e së shtunës. I plagosur ka mbetur shoku i tij, Erigels Mela. Atentati me bombë të telekomanduar në makinë ndodhi para drejtorisë së policisë në Gjirokastër. Janë disa pista ku hetohet aktualisht, nga lidhjet me grupet kriminale tek hakmarrja si informator i mundshëm i policisë.
11 Tetor, 07:36 -
Atentat me tritol Rigers Melës, i shpërthen makina në ecje në Gjirokastër! Plagoset bashkë me një tjetër! Një vit më parë i dogjën ‘Range Rover’ (EMRAT+VIDEO)
Një sasi tritoli çoi në shpërthimin e një automjeti tip Benz në pronësi Beqir Devollit, mbrëmjen e kësaj të shtune në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri, të identifikuar si Rigers Mela dhe Beqir Devolli.
10 Tetor, 22:14