Shpërthen Monika: Sa të dal nga Big Brother do shkoj te psikiatri dreqi e marrtë

Shpërthen Monika: Sa të dal nga Big Brother do shkoj te psikiatri dreqi e marrtë

Aktorja Monika Lubonja u shpreh shumë e revoltuar mbrëmjen e djeshme, pasi u gjykua për zgjedhjen e saj në zinxhirin e nominimeve. Aktorja zgjodhi të shpëtonte Ilirin, zgjedhje e cila i habiti të gjithë pasi të dy kanë pasur shumë debate me njëri-tjetrin. E pyetur për këtë vendim, Monika u shpreh:

‘Zgjodha Ilirin sepse ka shprehur dëshirën të jetë në nominim me mua. Dhe do jemi shumë shpejt. E di çfarë më ka lodhur më tepër? Më kanë lodhur njerëzit që kuptojnë shumë mirë, por thonë që ‘jemi për lojë, kemi ardhur për lojë, lojë, lojë’.

Realisht mezi pres të dal, të bëj një javë pushim, të shkoj tek psikiatri, për të kuptuar ç’është loja, se brenda kësaj loje dreqi e marrtë ka dhe një njeri brenda. Më shumë se ç’shikojmë ne me njëri-tjetrin, mos pretendoni se sheh publiku. Jo 600 kamera të kemi, po 1 milion kamera, atë që sheh syri jonë harrojeni se e shohin të tjerët.’- u shpreh Monika.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja