Lezhë/ Ndezi sobën për të gatuar, shpërthen bombola e gazit, ishte montuar 1 ditë më parë! Plagoset rëndë 67-vjeçarja, pronari: Na tundi si tërmet! Fqinji: M'u duk si Gërdeci

LEZHË- Një 67-vjeçare ka marrë plagë të rënda si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, në fshatin Troshan të Lezhës.

Report Tv mëson se Gjyste Luka kishte ndezur sobën për të gatuar, por ajo ka shpërthyer. Bombolën e kishte montuar një ditë më parë, teksa mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, ku si pasojë e plagëve të marra në fytyrë është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë. 

Kryefamiljari, Marku, ka treguar gjithçka se si ka ndodhur ngjarja. Çifti ishte kthyer para 2 ditësh nga SHBA-ja. 

“Sapo erdha nga Amerika, shkova për të blerë ilaçet, për të blerë taksa e drita, lidha bombolën, e provova me shkrepëse. Në mëngjes, kur u zgjua erdhi për të pirë ilaçet, për të ndezur gazin, unë isha në verandë, kur dëgjova një shpërthim, e tundi, gruaja më thirri “o Mark”, ajo erdhi vetë, pashë gjithçka,  kishte djegie në fytyrë, lajmërova ambulancë, bombola ka qenë gjysmë e mbushur, e pata mbyllur dhe u largova para 1 muaji. S’e kisha menduar që do bënte kaq shumë dëm. Shtëpia është ndërtuar në 2019, kur u bë dasma e djalit”, tha Marku.

Një prej banorëve tregon se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa e krahasoi edhe me Gërdecin.

“I barabartë me shpërthimin e Gërdecit, aq shumë e kemi dëgjuar. Kam qenë 1 km larg, e pabesueshme kjo gjë”, tha banori.

Report TV sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku siç shikohet banesa ka pësuar dëme të shumta materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 09/04/2022 17:30

    Gjithe ai shperthim nuk e ka ndjere eren e gazit brenda ne kuzhine qe demtoi vehten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale