TIRANË- Avokati i njohur Idajet Beqiri ndodhej në Bruksel me bashkëshorten e tij, Nexhi Beqiri, edhe ajo avokate kur në Tiranë, rreth orës 09:15, automjeti i tyre shpërtheu nga një lëndë eksplozive, i parkuar poshtë banesës së familjes.
Makina, e regjistruar në emrin e gruas, kishte disa ditë që qëndronte parkuar, pa lëvizur, për shkak të vizitës së çiftit të bashkëshortëve jashtë vendit.
Hetuesit ende nuk e kanë zbuluar se kur mund të jetë vendosur lënda eksplozive që shpërtheu mëngjesin e kësaj të marte, poshtë pallatit ku jetojnë avokatët Beqiri, pranë Gjykatës Civile të Tiranës.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Makina tip ‘Benz’ ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e pasme.
Avokati i nderuar Idajet Beqiri, dhe bashkëshortja e tij Nexhi, duhej të kishin mbërritur në Tiranë gjatë mbrëmjes së të hënës. Por fluturimi nga Belgjika i anulua, dhe siç Report Tv mësoi, avioni nga Brukseli mbërriti në aeroportin e Rinasit këtë mëngjes, rreth orës 09:30.
Hetuesit dyshojnë se autorët mund ta kenë vëzhguar për disa ditë avokatin Idajet Beqiri, dhe të kenë ditur lëvizjet e tij. Udhëtimi jashtë vendit, mund t’i ketë shërbyer të dyshuarve për të vendosur lëndën eksplozive në automjetin që nuk lëvizte prej disa ditësh. Blutë kanë nisur të shohin edhe kamerat e sigurisë në zonë, për të gjetur gjurmë të mundshme të autorëve të dyshuar.
“Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njoftoi Policia.
Nuk përjashtohet pista që shpërthimi të ketë ndodhur si një mesazh kërcënues për shkak të detyrës si avokat, apo edhe për denoncimeve tw shumta që avokati Beqiri ka ngritur herë pas here.
Pamjet e reja që sjell Report Tv tregojnë nga lart automjetin e avokatit Idajet Beqiri, i cili u hodh në erë me eksploziv paraditen e sotme pranë Gjykatës Civile në Tiranë. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, makina ka pësuar dëmtime të mëdha.
-
Nuk heqin dorë malokët e Sali non gratës nga tritoli...
Përgjigju -
Pas maskes se flamingove filloi nongrata med hedhjen ne ere te kundershtareve. Ku eshte Spaku qe le jashte Nongraten me gjithe ato krime qe ka bere dhe qe i ka pranuar vete me ze e figure
Përgjigju -
50% narco regjimi shteti. 50% e ka vene vet.
Përgjigju-
Komunist është Babai juaj shpirtëror kriminel Berishëa që ju organizojë ju banditët të boni akte terroristë dhe jo shteti.
-
Inteligjenca paska ik me vraap kur te ka pare ty!
-







Komente
Komento