VLORË- Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në banesën e Razi Hoxhës, në fshatin Drashovicë. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.
Ky është rasti i dytë brenda ditës i shpërthimit të një bombole gazi në banesë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës.
Një bombol gazi shpërtheu në Selenicë mëngjesin e sotëm duke sjellë përfshirjen e banesës nga flakët, ndërsa janë plagosur burrë e grua.

Komente

