‘Shpërthen’ Paris SG, pas Dembeles siguron edhe Ramos! M.City mbyll marrëveshjen, blen Gvardiola për 90 mln euro! Interi i jep West Ham 28 mln euro për Scamacca-n

Paris SG ka shpërthyer në merkato duke siguruar një tjetër ‘yll’ pas Ousmane Dembele-s. Anësori i ardhur nga Barcelona do t’i kushtojë klubit 50 milionë euro pa përfshirë komisionet për agjentin e futbollistit, që pritet të kapin një vlerë prej 25 milionë eurosh. Megjithatë bashkë me 26-vjeçarin, i cili gjendet në Paris për vizitat mjekësore, me ekipin e drejtuar nga Luis Enrique do të bashkohet edhe Goncalo Ramos.

Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga Benfica e Lisbonës, që arrin të shesë një tjetër sulmues, pasi një vit më parë mori 100 milionë euro nga Liverpool për Darëin Nunez. Këtë herë Ramos është shitur për 80 milionë euro, veçse në Paris do kalojë me formulën e huazimit për shkak të problemeve që Paris SG ka me ‘Fair Play-n Financiar’.

Ndërkohë edhe Manchester City ka bërë një goditje të bujshme në mbrojtje, që e synonte prej kohësh. Aktualisht Josko Gvardiol ndodhet në Angli për vizitat mjekësore, pasi anglezët kanë rënë dakord ti pagujanë Leipzig 90 milionë euro. Edhe Chelsea ka bërë zyrtare përforcimin në mbrojtje me Axel Disasi, i ardhur nga Monaco për 45 milionë euro.

Sakaq Inter ka nisur ofertën e tretë te West Ham për sulmuesin Gianluca Scamaca. Italianët kanë përmirësuar kushtet, teksa sëfundmi kanë propozuar 24 milionë euro plus katër të tjera në formë bonusesh. Pas refuzimit të dy ofertave të para kjo pritet të tundojë anglezët. Në rast se ndodh e kundërta atëherë Inter do të heqë dorë për sulmuesin 24-vjeçar.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë 'babin hot'

Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë 'babin hot'