Shpërthen Petrit Vasili: O të diskretituar, o gazetarë të blerë nga mafia, ne nuk kemi humbur

Shpërthen Petrit Vasili: O të diskretituar, o gazetarë të blerë nga mafia, ne nuk kemi humbur

Petrit Vasili dhe Ilir Meta

Më në fund, edhe Petrit Vasili është bërë i gjallë, pas humbjes së rëndë të opozitës në 14 maj. Ai sulmon ata gazetarë që thonë se opozita ka humbur, sepse sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.

Për Vasilin, ata që thonë se opozita ka humbur, janë blerë nga mafia. Epo na fal o Petrit, nuk themi më që keni humbur. Keni fituar!

Postimi i plotë

Kush nuk pranon që mafia në pushtet grabiti zgjedhjet është vetëm një bisht i saj! Në 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime nën terrorin e mafies në pushtet si pjesë e mafies se narkotrafikut, pastrimit të parasë dhe krimit të organizuar. Kjo mafie shqiptare ka shqetësuar rrufeshëm edhe Senatin dhe qeverinë amerikane. Ndërsa në Shqipëri media dhe individë klientë të mafies në pushtet, gazetarë e politikanë, që frekuentojnë banaqet mediatike po përpiqen në mënyrë të paturpshme të krijojnë zhurma fallso dhe të flasin për gjoja humbje të opozitës. Është shumë e qartë që për hir të supës së qelbur mafioze, që ata hanë flasin në këtë mënyrë duke treguar se sa e urrejnë Shqipërinë. Këta megafonë e batakçinj të mafies nuk i mohojnë dot kurrë sepse janë fakte publike shumë të rënda e të njohura botërisht që:

▪️Qindra milionë euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota sa tronditën edhe kursin e euros

▪️Mijëra ministra, zv.ministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, policë e nëpunës bashkie e qeveria gjithfarësh sulmuan qendrat e votimit bënin presion hapur çdo votuesi që hynte në qendrën e votimit, por edhe numëronin votat e partisë në pushtet.

▪️Miliona euro u shpërndanë si bonuse në mënyra të paligjshme.

▪️Mijëra punësime shtesë u bënë për qëllime elektorale.

▪️Mijëra legalizime të bllokuara qëllimisht me vite u dhanë deri një ditë përpara zgjedhjeve ku u hapën zyrat për turp të Zotit.

▪️Qindra milionë lekë u ndanë për gjoja ndihma ekonomike.

▪️Mijëra pensione u dhanë edhe pa mbushur dokumentet.

▪️Miliona euro u hodhën në mënyrë të turpshme për asfalt elektoral edhe në mes të Tiranës.

▪️Miliona euro u përdorën hapur përmes kontratave me para publike për të blerë mbështetjen e ca këngëtarëve apo shoëmeneve pre partinë në pushtet.

▪️Mijëra njerëz u kërcënuan individualisht apo u shantazhuan të afërmit e tyre për të marrë vota nga partia në pushtet.

▪️Mijëra pronarë biznesesh u shantazhuan, kërcënuan dhe gjobitën rëndë nga partia në pushtet.

▪️Burgjet u përdorën për të devijuar rezultatet e votimit.

▪️Grupet kriminale dolën hapur në krah të partisë në pushtet dhe u mbështetën haptas nga policia që nuk ndërhynte në mënyrë të turpshme.

▪️1 milion e 250 mijë shqiptarëve iu ndryshua qendra e votimit qëllimisht javën e fundit për të dekurajuar e penguar votimin.

▪️U dhunuan e u gjakosën komisionerë e vëzhgues të opozitës nga kriminelë të rilindjes

▪️Qendrat e numërimit të votave u kthyen në bordello rilindase ku dhunohet çdo ligj e normë që disiplinon zgjedhjet.

▪️E gjithë media shqiptare me shumë pak përjashtime u kthye në një zgjatim të neveritshëm propagandistik të qeverisë dhe mafies se çdo formë.

E pra pa asnjë diskutim këto narkovotime të turpshme bazuar në një mal me fakte ishin votime të mafies në pushtet. Asnjë nga këto fakte nuk rrëzohet dot kurrë sepse janë konsumuar hapur dhe publikisht. Këto fakte u vulosën edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë OSBE-ODIRHR, Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Europian që i panë me sytë e tyre këto narkozgjedhje.

Kushdo që bën avokatin e narkovotimeve vetdemaskohet qartë si antipatriot, armik i pluralizmit dhe demokracisë dhe si bisht i paguar i mafies në pushtet. Narkovotimet nuk kanë asnjë alibi. Qytetarët bënë sakrifica të mëdha për të votuar në një ambient elektoral të shkatërruar nga Edi Rama dhe qeveria, opozita e vërtetë bëri çdo sakrificë dhe të dyja bashkë qytetarë dhe opozitë hapën rrugën e ndryshimit dhe të qëndresës pa asnjë kompromis përballë mafies shtetërore. Ndaj dalja hapur e klientëve mediatike të mafies në mbrojtje të narkovotimeve tregon qartë se ato janë të pambrojtshme dhe se krimit të 14 majit i ka dalë totalisht era. Mjerim për këta mbrojtës të dëshpëruar, të depersonalizuae dhe të diskredituar të narkozgjedhjeve, që në fakt nuk po i mbrojnë dot aspak thjesht ato po vetëm po tregojnë qartë se sa keq janë kapur nga mafia shtetërore./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 19/05/2023 19:47

    Foli dhe deshtaku i radhes tit loqia!!shkoni hani hajdarin tani!burra te degjeneruar!!

    Përgjigju
  • Cubel breca: 19/05/2023 19:26

    Nuk eshte e vertet qe kan humbur????. Keta qener kan arritur fitoren me te thell ndonjeher,por nga tre pjesmarres ne vendin e tret. E prandaj kan 10 vjet qe rrijn rrugeve dhe me sa duket veshtire se mund te kthehn ne pushtet te pakten para 2030. S'jua ka fajin njeri e kan vet. Ne vend qe te ulen ti kerkojn falje votuesve te tyre,te bejn katarsis sic beri PS pas vitit 2005 dhe te largohet kanceri i politikes me figura te dala boje nga 30 e ca vjet dhe vendi te kete nje opozit te moderuar dhe me vizion,ne te kundert flasim kot.

    Përgjigju
  • Termeti: 19/05/2023 18:09

    Qe te dy ,Vasili dhe Metaj me duken si personszhet e pjeses me kukulla ‘Oret e lojes’ vite me pare! Por me nje ndryshim maskarenj ne gene.

    Përgjigju
  • Nandi: 19/05/2023 15:27

    O Petro o kufome politike, pyte njehere ate top modelin e Çepanit sa vota mori ne fshatin e vet se dhe Çepani e perzuri per 5Km rruge qe sja beri gjithe keto vite, Futini noi dore domino tani ne Lales, se azili politik ju pret.

    Përgjigju
  • Gripi: 19/05/2023 14:58

    Fol o Peço fol se ketu nuk ka drejtesi. Tenderi i byrzylukeve per te denuarit, tenderi 10 miliarde qe i dhe djalit te tezez, parate qe i jepje dashnores e qe me pas e bere grua per agjencine e udhetimit. Ohuuuu drejtesia ka vdekur.

    Përgjigju
  • Sifi: 19/05/2023 14:50

    Kane dale ne fotografi si dy zogj,dhe mos ti marrin sysh.Ju vazhdoni prrallat Shqiperia ju ka vene vizen,pra jeni non Grata

    Përgjigju
  • anna: 19/05/2023 14:25

    O Vasili pyet ate diskretituarin Ilir Meta sa vota i dhane Pjerin Ndreut ne lezhe ato lagot e tu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët