‘Shpërthen’ presidenti i Flamurtarit: Duka dhe FSHF çburrëruan futbollin, nuk luhet më në fushë

Akuza të rënda vijnë nga presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi pas ndeshjes që vlonjatët barazuan 1-1 me Elbasanin në Kategorinë e Parë. Edhe pse me 10 futbollistë në fushë, Flamurtari në minutat e fundit shtangu verdheblutë duke realizuar golin e fitores, por që u anulua pas konsultimit me VAR për faull në nisje të aksionit. Mirëpo ky rast i dyshimtë ka mbushur kupën në kampin vlonjat, që për të dytin sezon me radhë synon ngjitjen në Superligë.

“Nëse ke akoma iluzion që në Shqipëri kampionati vendoset në fushat e futbollit qofshi ju që jeni. Dihet në Shqipëri kush do bjerë, kush do rri dhe kush do fitojë. Në Shqipëri futbolli fatkeqësisht nuk luhet më në fusha,”-u shpreh Idrizi.

Numri 1 i klubit vlonjat akuzon drejtpërdrejtë drejtuesit e federatës shqiptare të futbollit me në krye Armand Dukën, të cilët sipas tij urhdërojnë arbitrat.

“Mos u merrni me disa hallexhinj që marrim urdhëra sipër dhe poshtë tavolinës. Ata janë dy mjeranë të cilët nuk kanë më sensin më klasik që një qenie humane mund të ketë: empatinë, që do të thotë ta vësh veten në vendin e tjetrit. Problemi i madh i Shqipërisë është i këtyre që organizojnë garat,”-tha ai.

Idrizi e cilësoi Armand Dukën si përfituesin e vetëm të futbollit shqiptar.

“Unë si gjithë të tjerët që merremi me futbollin jemi drejtpërsëdrejti kontribues në futbollin shqiptar nga ana financjare. Kush çështë çudia e madhe? Të gjithë ne kontribuesve na komandon dikush që është përfitues. Do të thotë që mbreti jonë përfiton nga kontributet tona dhe na vendos në rresht si gjithë të tjerët. Ne me këtë sistem, në mënytë të drejtpërdrejtë, ç’burrëruam futbollin shqiptar,”-deklaroi Idrizi.

Reagimi i ashpër i Flamurtarit u nis pas ndeshjes me Elbasanin, por klubi vlonjat pretendon se disa ndeshje këtë sezon arbitrat e kanë dëmtuar qëllimisht. Flamurtari renditet në vendin e katërt në Kategorinë e Parë, por ka 10 pikë më pak se vendi i dytë që mbahet nga Elbasani dhe të ngjit direkt në Superligë për sezonin e ardhshëm.

Ne.k./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papoku: 05/02/2024 20:43

    O Sinan yryxhym bulldum xhengel s,ta ka fajin federata o shejtan mulliri e ke fajin ti qe e katandise Flamurtarin per turp te zotit.Shkuuuu dollap kallkani Erdoganit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet