TIRANË - Rreth 100 gram tritol është përdorur për të shpërthyer mbrëmjen e së premtes në katin e parë të një godine 5-katëshe, në rikonstruksion,  e cila ndodhet pranë urës së “Vasil Shantos”, ngjitur me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Konfirmohet se pista kryesore e hetimit për këtë shpërthim është konflikti i pronësisë për objektin. Sipas Burimeve tritoli dyshohet se është vendosur nga ish-pronari pasi ia kishte marrë Banka pronën.

Mësohet se ish-pronari i ndërtesës, Arben Bardhi nga Elbasani e kishte lënë ndërtesën si kolateral në bankë për kredi, dhe për efekt të mosshlyerjes së saj Banka ia ka përvetësuar përmes një vendimi gjykate dhe më pas e ka shitur përmes ankandit.
 
Burime të policisë theksojnë se dyshimet për konflitkin e pronësisë i kanë ngritur pasi personi që e ka humbur si kolateral objektin, Arben Bardhi, ka pasur konflikt me personin që e ka blerë në ankand godinën 5-katshe te "Vasil Shanto", Vangjush Stavri nga Gjiroakstra.

foto
foto me logo
(Foto nga vendi i ngjarjes. Fotot, A.Çakshiri/Shqiptarja.com)  Foto të tjera

Ora 22:20 Shpërthimi, policia: Dyshohet konflikt pronësie, hetohet ish-pronari
Ndërsa konfirmohet se pista kryesore e hetimit për këtë shpërthim është konflikti i pronësisë për objektin.

Mësohet se ish-pronari i ndërtesës një biznesmen nga Elbasani e kishte lënë ndërtesën si kolateral në bankë për kredi, dhe për efekt të mosshlyerjes së saj Banka ia ka përvetësuar përmes një vendimi gjykate dhe më pas e ka shitur përmes ankandit.
 
Dyshohet se personi që e ka humbur si kolateral objektin ka pasur konflikt me personin që e ka blerë në ankand.
 
Pikërisht ky fakt ka hedhur edhe dyshimet e para të policisë mbi këtë ngjarje nga e cila fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. 

policia me logo

Ora 21:45 Policia në vendngjarje, konfirmohet ska të plagosur
Policia ka krijuar një perimetër sigurie prej rreth 100 metrash, duke larguar njerëzit përreth.
 
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në ndërtesë. Dëmtime të shumta kanë marrë edhe bizneset përreth, por edhe mjetet e parkuara poshtë ndërtesës ku ka shpërthyer eksplozivi.

Në vendngjarje ndodhen, efektivë të komisariatit Nr 2 , njësisë speciale Shqiponja, por edhe grupi hetimor sektorit të krimeve të rënda të cilët janë duke marrë të dhëna nga shpërthimi, por edhe dëshminë e personave që kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur shpërthimi, por edhe të pronarëve të objektit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se kanë mbërritur edhe 2 autoambulanca për të transportuar  të plagosurit, por fatmirësisht nuk ka pasur. 
 
Lajm në përditësim
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)