Shpërthim i fuqishëm në lokalin plot me tifozë që po shikonin finalen e Europianit, viktima dhe të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në lokalin plot me tifozë që po shikonin finalen e Europianit, viktima dhe të plagosur

Foto ilustruese

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një kafene në Mogadishu të Somalisë, e cila në atë kohë ishte i mbushur me shumë njerëz.

Vendi, i quajtur Top Coffee, jo shumë larg pallatit presidencial, ishte plot me tifozë që po ndiqnin në atë kohë finalen e Kampionatit Evropian të futbollit, Spanjë 2-1 Angli.

Sipas transmetuesit somalez Kaab TV, ishte një sulm vetëvrasës, ku u vranë më shumë se 10 persona dhe një numër i panjohur u plagosën, ndërsa ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për incidentin.

Komentuesit e parë përshkruan një skenë të tmerrshme me trupa të shpërndarë në tokë, gjak në çdo cep dhe ndërtesë pjesërisht e shembur. Flakët dhe tymi u ngritën nga Top Coffee, e frekuentuar rregullisht nga tifozë të shumtë të futbollit që ndjekin ndeshjet në një ekran të madh.

Moment nga shpërthimi

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë