Një shpërthim i fortë ka tronditur mëngjesin e së dielës zonën Piana del Sole në Romë, duke shembur 3 ndërtesa 2-katëshe. plagosur rëndë 2 persona dhe duke lënë 2 të tjerë nën rrënoja.

Shpërthimi ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm. Mbeturinat janë shpërndarë deri në 200 metra larg, ndërsa janë dëmtuar edhe ndërtesa dhe automjete në zonën përreth.
Dëshmitarët tregojnë se dritaret e banesave janë thyer nga forca e shpërthimit. Si pasojë, rreth 70 banorë janë evakuuar nga zona për arsye sigurie.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e via Tavagnasco me via Cigliè. Nga verifikimet e para, dyshohet se shkaku i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi.
Autoritetet janë në vendngjarje dhe hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.
Lajmi në përditësim
Komente








