VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm pranë ambasadës ruse në Tiranë, plagoset pronari i biznesit
Sipas kalimtarëve shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe ka mbetur i plagosur pronari i dyqanit, 50-vjeçari me inicialet Sh. P, i cili ka marrë plagë të shumta në trup
Nga informacionet paraprake raportohet se bëhet fjalë për shpërthimin e një bombule gazi në brendësi të dyqanit që ka sjellë plagosjen e një personi dhe ka shkaktuar mjaft dëme materiale.
Nga shpërthimi i fortë ka mbetur i plagosur pronari i dyqanit, 50-vjeçari me inicialet Sh. P, i cili ka marrë plagë të shumta në trup dhe ndodhet në pavionin e djegieve plastike në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi ka ndodhur kur pronari i fast food ka hapur dyqanin në mëngjes.
Dyqani ishte mbushur me gaz dhe në momentin kur ai ka hyrë brenda ka ndodhur shpërthimi, duke e lënë të plagosur.
Rrjedhja e gazit në dyqan ka ndodhur gjatë natës dhe si pasojë e shpërthimit të mëngjesit të sotëm ka patur dëmtime të vogla materiale edhe në një pjesë të bizneseve pranë shpërthimit.
Duke qenë se vendi ku ndodhi shpërthimi ishte pak metra larg ambasadës ruse dhe asaj zvicerane, policia u alarmua fillimisht dhe rrethoi zonën.