Shpërthim me bombë në Shën Petersburg, vdes blogeri ushtarak rus! 16 të plagosur

Shpërthim me bombë në Shën Petersburg, vdes blogeri ushtarak rus! 16 të plagosur

1680458693_skynewsrussiastpetersburg6108553.jpg

Një shpërthim me bombë është regjistruar në një lokal në Shën Petersburg ku ka vdekur blogeri i njohur ushtarak rus.

Blogeri i njohur ushtarak rus, Vladen Tatarsky, i lindur Maksim Fomin, u vra në një shpërthim në lokalin e tij në Shën Petersburg. Gjashtëmbëdhjetë persona u plagosën. Lokali është i njohur për mitingjet e "ushtarëve dixhitalë" të Moskës, të cilët punojnë në mediat sociale për të mbështetur atë që Kremlini e quan një "operacion special ushtarak" në Ukrainë.

Sipas mediave vendase, shpërthimi në lokalin e Shën Petersburgut, ku humbi jetën blogerin e njohur Vladlen Tatarsky, është shkaktuar nga një “lëndë plasëse” e futur nga një prej klientëve të lokalit.  Mediat lokale nuk bëjnë ende askënd përgjegjës.

Gjatë vitit të kaluar, Tatarsky mori pjesë pjesë gjithashtu në ngjarjet e Kremlinit. Në një rast ai kishte postuar një video ku thoshte “do të vrasim aq sa duhet”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shpërthim në Shën Petersburg, vdes blogeri i njohur ushtarak Tatarsky, klientja i dha statujën me 200 gram tritol! 25 të plagosur


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?