SHKODER-Një sasi e konsiderueshme tritoli shpërtheu në një banesë të braktisur në lagjen "Qafë Hardhi" në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30. Tritoli u vendos në derën e shtëpisë së Nikollë Arrës, babai i ish-basketbollistit Nikolin Arra

Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së banesës në dy vende të ndryshme. Shpërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme dhe të fuqishme, pasi sasia e tritolit ishte e konsiderueshme. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, pasi prej pak kohësh familja Arra ishte larguar nga Shqipëria për në SHBA. 

Shqiptarja.com sjell pamjet nga dëmet materiale që janë shkaktuar. Dera dhe muret e shtëpisë janë shkatërruar nga eksplozivi që ka shpërthyer. Tritoli ka qenë një mesazh i drejtpërdrejt për familjen Arra. Policia ka nisur hetimet duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve pranë banesës për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:03
Fotoja e ish-basketbollistit që iu vendos tritol sot në Shkodër dhe e kaluara

1580972616_basketbollisit.jpg
Ish-basketbollisti Nikolin Arra, që iu vendos tritol në banesë mëngjesin e sotëm në Shkodër ishte larguar nga Shqipëria për në SHBA së bashkë me familjen prej pak vitesh. Nikolin Arra ka qenë pjesë e Vllaznisë për shumë vite, ndërsa në vitin 2015 ishte njëri mes nëntë të arrestuarve si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër, por më pas fitoi gjyqin dhe doli i pafajshëm për akuzat që u ngritën kundër tij.