Kuçovë - Një sasi tritoli është hedhur në një auto-sallon makinash me qira në lagjen "Postobllok" në Njësinë Administrative Perondi në qytetin e Kuçovës.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:45 minuta të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet që lënda plasëse ka shpërthyer me telekomandë.

Biznesi 'Autosalon Skënderi' ishte në pronësi të shtetasit Gëzim Skënderaj, i cili nuk njihet si person me preçedentë penal, ,madje ai edhe sot ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt. Një nga vëllezërit e Gëzimit, Bledi Skënderaj punon si "polic bashkiak" në bashkinë e Kuçovës, por policia e përjashton se tritoli është hedhur për shkak të detyrës së tij.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar por ka pasur vetëm dëme materiale.

Burimet zyrtare të policisë kanë konfirmuar se nga kqyrja e kamerave të sigurisë përreth këtij biznesi, shihet një shtetas me kapuç, që hyn nga hekurat e derës brenda biznesit, lë lëndën plasëse në tokë dhe largohet. Më pas disa minuta më vonë shihet shpërthimi i lëndës plasëse.

Sipas Policisë së Beratit, po hetohet në disa pista të mundshme, që ende nuk bëhen të ditura për shkak të hetimeve dhe identifikimin dhe arrestimin e autorit/autorëve.

Pronari i biznesit,shtetasi Gëzim Skënderaj ka 4 vëllezër,Gëzimi dhe Tani Skënderaj kanë punuar dhe jetuar prej shumë vitesh në Itali dhe disa vite më parë janë kthyer në Kuçovë ku kanë investuar në disa banesa e biznese, Bledi Skënderaj është polic bashkiak dhe Zamir Skënderaj ka qënë i dënuar në Gjermani dhe tani është i dënuar në Shqipëri për "Trafikim të lëndëve narkotike" dhe një nga vëllezërit Skënderaj, Avdyl Skëndaraj është vrarë në vitin 1997.

“Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
Shpërthimi me tritol në Kuçovë, banorët: E ndjemë si tërmet

 

Një sasi tritoli është hedhur në një auto-sallon makinash me qira në lagjen "Postobllok" në Njësinë Administrative Perondi në qytetin e Kuçovës.

Banorët e përshkruajnë shpërthimin tejet të fuqishëm, duke shkaktuar efektet e një tërmeti.

“M’u duk si gjëmim. Isha në gjumë. Ishte ora 01:30-02:00. U ndje me thënë të drejtën”,- tha një banor.

“E ndjemë si tërmet. Tritoli ishte shumë i rëndë. Ishte rreth orës 2. Menduam se ishte tërmet dhe dolëm përjashta. Unë për vete i njoh për njerëz të mirë”,- u shpreh një banore e zonës.

“Nuk e mbaj mend si orë por e ndjeva dhe u tremba. M’u duk si tëmet, i thashë nuses tërmet. I njoh për njerëz të mirë”,- u shpreh një tjetër banor.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?