I hedhin tritol tek dera, shpërthen lokali tek Komuna e Parisit në Tiranë (VIDEO)

TIRANE - Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi në atë orar nuk ka qenë i pranishëm asnjë person.

Një sasi e vogël lënde shpërthyese është hedhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (rreth orës 03:00) në pjesën e jashtme të lokalit.

E vetmja lëvizje e dyshimtë që policia ka parë në atë orë, është qarkullimi i një automjeti në momentin e shpërthimit, çka dyshohet se mund të jetë makina me të cilën janë larguar autorët.

Siç raporton nga terreni gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra, lokali sapo kishte ndërruar pronar i cili po e rikonstruktonte.

Për ngjarjen pati një reagim edhe nga Policia e Tiranës, e cila tha se "në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale".

"Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autori", thuhet në njoftimin paraprak të bluve të kryeqytetit.

Paraprakisht, policia ka dyshime se shkak mund të jetë konkurenca ose ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur pronari i lokalit me persona të tjerë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 26/07/2019 17:31

    Nuk ka ditë pa hedhje në erë...Irak e Somali është katandisur vendi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena