Shpërthim në Krime, një tren me grurë del nga shinat

Shpërthim në Krime, një tren me grurë del nga shinat

Një tren mallrash i ngarkuar me drithëra doli nga shinat në Krime, njoftoi kreu i administratës lokale, Sergei Aksyonov, në Telegram. 

"Vagonët e grurit dolën nga shinat në rrethin Simferopol. Askush nuk u lëndua."- njoftoi Ministria e Transportit e Krimesë.

Por guvernatori rus i Krimëse u shpreh se ‘Dalja nga shinat e trenit që transportonte grurë në Krime u shkaktua nga "ndërhyrja e të huajve". 

Trafiku hekurudhor është pezulluar midis Simferopolit , kryeqytetit të gadishullit të Krimesë, dhe qytetit të Sevastopolit , tha të enjten guvernatori rus i Krimesë, Sergei Aksyonov , pasi vagonët e ngarkuar me grurë dolën nga shinat dhe askush nuk u lëndua. 

Sipas kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase, Andrey Yusov, "ndoshta, gjëra të tjera transportohen në të njëjtat shina", jo vetëm grurë "por në veçanti armë, raketa antitank, automjete të blinduara dhe të gjitha mjetet e tjera të përdorura për luftën e agresionit kundër Ukrainës për të vrarë civilë paqësorë ukrainas dhe mbrojtës ukrainas., "- tha Yusov sipas Rbc-Ukraine .


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shpërthim në Krime, treni me grurë del nga shinat! Prigozhin: Ushtarët rusë u tërhoqën në veri të Bakhmutit duke lënë Wagner të zbuluar


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?