BAJRAM CURRI- Një shpërthim tronditi qytetin e Bajram Currit 1 orë pas mesnatës së të mërkurës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Dardania”, kur një sasi eksplozivi i është vënë banesës së shtetasit Sadri Kërnaja.
Burime nga policia bëjnë të ditur se tritoli ishte vendosur pranë derës së apartamentit dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe dyert e apartamenteve përreth dhe xhamat e banesave të tjera të pallatit.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Faqja online Albania Obsverver raporton se zonja Kernaja ka marrë disa plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën. (Foto nga qyteti i Tropojes)
Ky është rasti i dytë brenda një nate, që i vihen eksploziv banesave. Një tjetër shpërthim i ngjashëm ndodhi sot rreth orës 3 pas mesnate në banesën e Artan Mehmetit në qytetin e Vlorës
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com