FIER- Banorët e komunës Zharrëz të Fierit kanë ndërprerë grevën e urisë të nisur dje si presion për zgjidhjen e problemeve të tyre me kompaninë Bankers Petroleum.
Greva u ndërpre pas negociatave me ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri.
Korrespondenti ynë në Fier, Kristaq Thano informon se një përfaqësi e grevistëve zhvilloi dje në mbrëmje një takim në Tiranë me ministrin i cili ndër të tjera ka premtuar ndalimin e shpërthimeve në puset e naftës.
Përfaqësuesit e grevës së urisë i kanë thënë korrespondentit tonë në Fier se “ministri pranoi kërkesat tona”
Prefekti i Fierit Xhevit Bush i cili ka marrë pjesë në takim u ka komunikuar banorëve të fshatit Zharrëz kërkesat për të cilat është rënë dakord mes përfaqësisë së grevistëve dhe vetë ministrit.
1- Largimi i firmës italiane nënkontraktore që krijonte shpërthimin e puseve të naftës për llogari të Bankers Petroleum
2- Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i evidentuar. Janë reth 67 shtëpi të dëmtuara dhe dëmet duhet të paguhen nga qeveria shqiptare
3- Të hënën të vendosen 5 stacioneve sizmike të cilat do të shërbejnë për monitorimin sizmologjik të aktivitetit në vendburimin e naftës në zonën e Patos Marinzës
4-Rehabilitimi i ambientet të shkaktuara nga ndotja e shpëthimeve
Kryetari i grevës Kastriot Lici mësohet të ketë thënë se nëse këto pika nuk realizohen atëherë zyrtarët e qeverisë nuk do të shkelin më në këtë zonë.
Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar të ndërpresin grevën por Aleksandër Simonjaku tha se “Në këto kushte kur ministri ka rënë dakord ne e mbyllim grevën e urisë”

MINISTRIA: TE HENEN TAKIME ME BANKERS
Edhe ministria e Energjetikës konfirmon takimin e zhvilluar mbrëmë në zyrën e ministrit me prefektin e Fierit dhe një përfaqësi nga banorët dhe grevistët. Është rënë dakord që të ndërpritet greva dhe të hënën pritet të ketë një takim në Fier mes Bankers Petroleum, banorëve dhe Albpetrol dhe pushtetit lokal për të diskutuar problematikat. Ndërkohë që është pezulluar për një periudhë të caktuar kompania nënkontraktore e Bankers që sipas banorëve dyshohet se shkakton shpërthimet. Do të bëhet dhe vlerësim i dëmeve dhe do të shikohet ndonjë ndihmë e shpejtë për familjet më të dëmtuara. Gjithashtu do të vendosen stacionet sizmike dhe do të monitorohen lëkundjet për të parë nga vijnë ato dhe a kanë lidhje me aktivitetin e Bankers.
GREVA
24 banorë të komunës së Zharrëz, mes tyre 11 këshilltarë të komunës së Zharrëzit hynë dje në grevë urie për shkak të tërmeteve të cilët ata pretendojnë se shkaktohen nga shpërthimet për gjetjen e puseve të naftës. Nga lëkundjet atyre u është dëmtuar banesa dhe kanë ndotje të ambientit.
Para se të hyjnë në grevë urie banorët protesuan duke bllokuar dhe rrugën nacionale Fier-Berat
ZANAFILLA
Prej shumë kohësh banorët e zonës Patos-Zharrëz janë ankuar për veprimtarinë naftënxjerrëse e kompanisë “Bankers Petrolium”, që sipas është shkaku që kjo zonë është duke pësuar lëkundje të tokës. Gjëndja sizmike e zonës u bë e njohur për herë të parë nga organet shtetërore në qershor të vitit 2012, kur Prokuroria e Fierit ka qenë duke zhvilluar hetime për “shkatërrim prone dhe zjarrvënie të qëllimshme” në dëm të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”, e cila operon në zonën e Zharrëzës dhe Patos-Marinëz në Fier. Gjatë hetimeve mbi këtë rast, prokuroria e Fierit shqyrtoi edhe disa ankesa të banorëve të zonës për shpërthime nëntokësore, të cilat kishin dëmtuar banesat e tyre dhe që, sipas qytetarëve, e kishin prejardhjen nga veprimet e kompanisë “Bankers Petroleum” në nëntokën e kësaj zone.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com