Shpërthimet me celular, AKEP:
Numrat, regjistrim deri në 6 mars

Shpërthimet me celular, AKEP:<br />Numrat, regjistrim deri në 6 mars
TIRANË - Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar se numrat e telefonave në grup, kur këto i kalojnë 20 karta sim, do të regjistrohen në emër të personave ose do të mbyllen pas datës 6 mars 2014.
 
Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, AKEP ka vënë në dijeni të gjithë operatorët celularë në vend, AMC, Vodafone, Eagle Mobile, PLUS communications.
 
“Në kuadrin e masave për shmangien dhe eleminimin e problematikës së krijuar në rendin publik, prej përdorimit të shpeshtë të aparateve celulare në shpërthimet e telekomanduara, të bëjnë brenda datës 6 mars 2014 regjistrimin individual të çdo numri telefoni celular privat apo të institucioneve publike kur numri i tyre është mbi 20”, thuhet në deklaratën e bërë nga AKEP.
 
Sipas deklaratës së AKEP, të gjithë operatorët e telefonisë celulare në vend, duke filluar nga sot janë të lutur të dërgojnë një SMS njoftues për të gjithë ata përdorues të cilët rezultojnë të jenë në një grup i cili i kalon të 20 pajtimtarët, për të ri-regjistruar numrin e tyre nën emrin personal.
 
“Në të kundërt, deri në mars, ata përdorues që nuk janë paraqitur për ri-regjistrim do t’u bllokohet numri i telefonit”.
 
Redaksia online
(ak/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë