TIRANË - Kompania Bankers Petrolium “vijon të zvarrisë dëmshpërblimin përfundimtar të banorëve të Marinzës, të cilët pësuan dëme të konsiderueshme nga shpërthimet e puseve të naftës në 1 prill.
Në një dalje për mediat specialisti i marrëdhënieve publike pranë kësaj kompanie, Adriatik Golemi, pohon se janë dakord me rezultatet e nxjerra nga komisioni I vlerësimit të dëmeve lidhur me dëmet e shkaktuara dhe dëmshpërblimet që duhen paguar.
Sakaq ai shton se nuk mund të fillojë kompensimi pa u aprovuar më parë në këshillin bashkiak të Komunës Kuman, e cila ka nën varësi Marinzën.
Kjo do të thotë se procesi i dëmshpërblimit mund të zvarritet dhe madje të shkojë edhe pas zgjedhjeve.
Ndërkohë Gazmend Demo Këshilltar i Komunës Kuman pohon se kjo njësi ende nuk është mbledhur pasi pritet te kryhen konsultime me banorë lidhur me këtë çështje.
Sakaq data 21 maj është afati I fundit kur Komuna mund të marrë këtë vendim, pasi në rast të kundër vendimi merret vetëm pas zgjedhjeve e atëherë komuna do nuk do ekzistojë më si njësi vendore.
Prej datës 1 prill ku ndodhën shpërthimet e deri më tani Banorët e Marinzës vijojnë të përballen me problem të shumta, ndërsa zvarritje e procesit të dëmshpërblimeve është për ta diçka e patolerueshme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO