Shpërthimi i Galaxy Note 7, bateritë
shkaktare të flakëve të frikshme

Shpërthimi i Galaxy Note 7, bateritë<br />shkaktare të flakëve të frikshme
Të gjithë jemi të lidhur me teknologjinë dhe sidomos me telefonat të cilët i përdorim gjatë të gjithë kohës duke u vendosur edhe përpara rreziqeve sic ishte edhe rasti me Note 7 ku qytetarët nga e gjithë bota ishin përpara një risku të vërtetë, shpërthimi i këtyre tabletëve.

Bateritë janë shkaktarët kryesorë të shpërthimit të tabletëve Galaxy Note 7.

Eshtë vetë kompania koreano-jugor Samsung e cila ka konfirmuar se shpërthimi ka ardhur si pasojë e tejnxehjes së baterisë.

Gjigandi i teknologjisë ka shtuar se një gabim i tillë i ka kushtuar kompanisë rreth 5.3 miliardë dollarë

Pak kohë më parë kompania u detyrua të tërhiqte nga tregu rreth 2.5 milionë tabletë të tipit Galaxy Note 7.

Tërheqja masive erdhi pikërisht pas raportimit të përdoruesve të cilët ishin vendosur para rrezikut të flakëve, pasi shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa në një rast të publikuar mori flakë edhe një makinë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!