DURRES - Një shpërthim me eksploziv është shënuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në një godinë 4 katëshe në fshatin Fllakë të Durrësit. Mësohet se godina ishte e pabanuar dhe në ndërtim e sipër, ç`ka fatmirësisht nuk ka sjellë pasoja në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Nga uniformat blu bëhet e ditur se godina 4 katëshe ishte pronë e 5 vëllezërve nga Kukësi me mbiemër Neza, ku 4 prej tyre jetojnë në Britaninë e Madhe. Shpërthimi i godinës është bërë me minë kundratank me fitil përcjellës dhe detonator. Vëllezërit Neza prej vitesh janë shpërngulur në zonën e Fllakës, dhe tokën e kanë blerë me dokumente të rregullta.
Fatri Neza njëri prej vëllezërve i cili jeton në Shqipëri, pasi është marrë në pyetje nga policia për disa orë, shprehet se ata nuk kanë asnjë problem me fqinjët apo me persona të tjerë. Gjithashtu ai siguron se për ndërtimin e objektit kanë disa vite që kanë filluar punimet dhe gjithçka është me leje e dokumente të rregullta ligjore.
Neza: Nuk kemi asnjë problem
Gazetari: Ka predispozicion nga ana e organeve të rendit dhe policisë për të zbardhur këtë ngjarje?
Neza: - Nuk e di
Gazetari: - Keni vite që jetoni këtu?
Neza: - Po kemi vite dhe s'kemi pasur kështu lloj problemesh
(Në foto: Godina 4 katëshe mbrëmë pas shpërthimit)Policia e Durrësit ka marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë për disa orë me rradhë, por pa arritur të identifikojnë emra për ngjarjen. Deri tani mbeten ende të paqarta rrethanat dhe autorët. Si rrjedhim uniformat blu nuk kanë asnjë pistë në të cilën të fillojnë hetimet. Çështja në fjalë i ka kaluar Krimeve të Rënda për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e ngjarjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
41.1%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 3843
Lajme të tjera
-
Mesazhi i Ilir Metës për festën e Sulltan Nevruzit: Pranverë pa të rinj nuk ka! Të arrijmë objektivat që të qëndrojnë këtu me besim për të ardhmen
22 Mars, 13:24
-
Berisha: Regjimi i Ramës përmbyset me forcë konservatore të qendrës së djathtë! PD ishte kthyer në OJF të majtë, u largua nga shtyllat e saj kryesore
22 Mars, 13:11
-
Maqedoni e Veriut/ Të burgosurit hapin tunel prej 50m për t’u arratisur! Të dënuarit gërmonin prej muajsh me turne
22 Mars, 13:07
-
Detaje nga operacioni anti-drogë me 20 të arrestuar në Tiranë, dy grupet kriminale vepronin pa 'kokë'! Baza në Yzberisht dhe zona të tjera të kryeqytetit
22 Mars, 13:05
-
Sporti humbet mendjen brilante, Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli
22 Mars, 12:54
-
Merrte ryshfet për t’u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
22 Mars, 12:48
-
VIDEO e nxehtë, Olta dhe Deamishel nuk përmbahen, futen në suitë, puthje në buzë e këmbë
22 Mars, 12:46
-
Heqja e 15 pikëve, Juventus merr 'asist' kundër akuzave! Dorëhiqet prokurori i çështjes
22 Mars, 12:46
-
Sultjash /Oriz me qumësht nga zonja Albana
22 Mars, 12:36
-
VIDEO/ Iu bllokua ‘Lamborghini’ pasi qarkullonte me shpejtësi deri në 305 km/h, Aleks Vishaj i ndaluar edhe më parë nga policia për të njëjtën arsye
22 Mars, 12:31
-
Kulaçi i fatit me miell misri nga zonja Albana
22 Mars, 12:31
-
Greqi/ Vrasja për martesën e premtuar në këmbim të 6 mijë eurove, momenti i rrëmbimit të 15-vjeçares! Kërcënimi i autorit: Ju marr mbesën për nuse ose ju vras
22 Mars, 12:30