Lezhë-Zjarri i rënë mbrëmjen e së mërkurës (8 janar) në katin e parë të pallatit 6 katësh në bllokun e banimit pranë lumit Drin në Lezhë, fatmirsisht nuk ka lënë pas dëme.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se pjesa e shkallëve dhe disa praj apartamenteve janë nxirë nga prezenca e madhe e tymit, ndërsa pjesa me e madhe e banorëve e kanë kaluar natën tek të afërmit e tyre.

Punonjësit e OSHEE kanë punuar gjatë gjithë natës dhe deri në orët e mbrëmjes pritet të rikthehet energjia për 22 abonentët e këtij pallati.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak për zjarrin është bërë ngarkesa në rrjetin elektrik të këtij pallati.