Një sasi tritoli është hedhur në një auto-sallon makinash me qira në lagjen "Postobllok" në Njësinë Administrative Perondi në qytetin e Kuçovës.

Banorët e përshkruajnë shpërthimin tejet të fuqishëm, duke shkaktuar efektet e një tërmeti.

“M’u duk si gjëmim. Isha në gjumë. Ishte ora 01:30-02:00. U ndje me thënë të drejtën”,- tha një banor.

“E ndjemë si tërmet. Tritoli ishte shumë i rëndë. Ishte rreth orës 2. Menduam se ishte tërmet dhe dolëm përjashta. Unë për vete i njoh për njerëz të mirë”,- u shpreh një banore e zonës.

“Nuk e mbaj mend si orë por e ndjeva dhe u tremba. M’u duk si tëmet, i thashë nuses tërmet. I njoh për njerëz të mirë”,- u shpreh një tjetër banor.


Lajmi kryesor:

Kuçovë/ Shpërthim me tritol në biznesin që shet dhe jep me qira makina! Pronari: Nuk kam konflikte (VIDEO)